Lajme

Vendimi për Ratko Mlladiqin më 22 nëntor

Autori: Gazeta inFokus 13:49 | 19 November 2017

Gjykata Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara për Krime të Luftës më 22 nëntor do ta shpallë vendimin kundër ish-komandantit ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq.

Mlladiq është i akuzuar për 11 raste të gjenocidit, krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës.

Mlladiq, 75 vjeçar, është i akuzuar se ka urdhëruar ushtrinë për të sulmuar civilët në kryeqytetin e Bosnjës, në Sarajevë dhe për ekzekutimin e 8000 myslimanëve boshnjakë në Srebrenicë, në korrik të vitit 1995.

-Advertisement-

Në vitin 2007, Gjykata Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara, kishte vendosur se forcat serbe kishin kryer gjenocid në Bosnjë.

Mlladiq i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.

Gjykimi i Mlladiqit është i fundit në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime të Luftës që ishte themeluar nga Haga në vitin 1993, për të dënuar krimet e kryera gjatë luftërave në Ballkan në fillim të viteve ‘90.

Në vitin 2016, kjo gjykatë shpalli fajtor shefin politik të Mlladiqit, Radovan Karaxhiqin, i cili po ashtu kishte akuza të ngjashme duke përfshirë edhe gjenocidin.

Karaxhiq u dënua me 40 vjet burgim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera