Lajme

Vendimi për librat, Kastrati: Kurti përgjegjës kryesor, të presë edhe gruaja e tij nëpër librari në temperatura të larta

Autori: Gazeta inFokus 13:58 | 15 August 2024

Deputeti i VV-së, Ardian Kastrati ka thënë se vendimi i Ministrisë së Arsimit për subvencionimin e librave shkollor është marrë duke bërë shkelja e ligjit.

Kastrati tha se përgjegjësi kryesor për veprimet e papërgjegjshme të këtij pushteti është kryeministri Albin Kurti.

“Kemi të bëjmë me një pushtet të papërgjegjshëm, i cili i përsëritë vendimet e papërgjegjshme, e të cilat  në mënyrë të drejtpërdrejtë pasojat i paguajnë qytetarët e Kosovës. Ne jemi pjesë e komisionit hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore, dhe ene pa përfund hetimi, Ministrja e Arsimit duke shkelë ligjin dhe pa u futë në procedura të rregullta tenderuese, siç e sheh ligji, e ka marrë përsëri të njëjtit vendim.

-Advertisement-

Kjo është një shkelje e rëndë. Vitin e kaluar kanë kaluar në Kuvend një ligj për tekstet shkollore duke i vjedhur votat e deputetëve. Ju e dini se çfarë kaosi është shkaktuar vitin e kaluar me vendimin për subvencionimin e librave.

Përgjegjësi kryesor është Albin Kurti. Shtrohet pyetja, për shembull gruaja e Albin Kurtit a do presë nëpër librari sikur prindërit e tjerë, të gjithë prindërit tjerë që kanë me prit me orë të tëra në 30 gradë. Jo. Një njeri që thotë se ka mirëqenie se këtu se ekonomia e arsimi po avancon le të sjellë ta përjetojë familja e tij fatin e të tjerëve se sa po ec ekonomia, si po shkon arsimi. Kurti është përgjegjësi kryesor, Nagavci është vartëse e tij”, ka deklaruar Kastrati në një konferencë për media.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera