Vendimi për “Lagjen e trimave”, avokatja komenton pritjet e vendimit
Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 02 November 2017
Gjykata Penale e Shkupit sot duhet ta kumtojë aktgjykimin për ngjarjet në “Lagjen e trimave” në Kumanovë ku në maj të vitit 2015 gjatë përleshjes së Forcave të sigurisë dhe një grupi të armatosur, jetën e humbën tetë pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Maqedonisë dhe dhjetë persona të grupit të armatosur, raporton Portalb.mk.
Aktgjykimi për këtë rast duhej të sillej më 17 tetor, por u anulua për shkak të zgjedhjeve lokale me kërkesë të MPB-së.Në lidhje me aktvendimin që duhet të sillet sot, avokatja mbrojtëse e të akuzuarve në “Lagjen e trimave”, Artene Ademi u shpreh se nuk pret vendim të drejtë.Prej një procesi të padrejtë, nuk pres vendim të drejtë”, tha Ademi para Gjykatës Supreme.
Siç mund të shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Portalb.mk, forca të shumta e kanë rrethuar ndërtesën e gjykatës ndërsa helikopterë të shumtë qarkullojnë që nga mëngjesi mbi territorin e Shkupit.Para gjykatës janë mbledhur edhe familjarët e të gjykuarve në rastin e “Lagjes së trimave”.
Përndryshe, Prokuroria kërkoi burgim të përjetshëm për të gjithë 37-të të akuzuarit për terrorizëm dhe organizim terrorist. Avokatët e të akuzuarve, nga ana tjetër, kërkojnë aktgjykime për lirim, pasi që sipas tyre ka mungesë të dëshmive për vepër të kryer penale.Më 9 dhe 10 maj 2015, në Lagjen e trimave të Kumanovës një grup i armatosur u përplas me forcat e sigurisë.
Në të shtënat jetën e humbën tetë policë të njësiteve speciale dhe të veçanta të MPB-së, ndërsa katërmbëdhjetë u lënduan rëndë. U vranë edhe dhjetë persona të grupit të armatosur.MPB kumtoi se për shkak të mbajtjes së seancës gjyqësore për “Lagjen e trimave” komunikacioni rreth objektit të Gjykatës Themelore Shkup përkohësisht do të rikahëzohet.
“Në rajonin e Sektorit për Punë të Brendshme Shkup do të mbahet seancë gjyqësore për ngjarjet lidhur me ‘Lagjen e trimave’. Për këtë arsye komunikacioni në rrugët nëpër të cilat do të kalojnë të akuzuarit dhe rrugët përreth ndërtesës së Gjykatës Themelore Shkup, përkohësisht do të rikahëzohet për pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion”, theksohet në kumtesë.
Të tjera
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...