Vendimi në Hagë, EULEX-i paralajmëron gatishmëri për 16 shtatorin
Autori: Gazeta inFokus
19:31 | 14 September 2026
EULEX-i ka deklaruar se po i rishikon vazhdimisht masat operative të sigurisë në Kosovë, në prag të 16 shtatorit, ditës kur pritet të shpallet vendimi në rastin që përfshin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Në një përgjigje për Klankosova.tv, EULEX-i ka bërë të ditur se menaxhimi i sigurisë është pjesë e përgjegjësive të rregullta të misionit dhe se masat operative përshtaten vazhdimisht në varësi të situatës së sigurisë.
Sa i përket mundësisë së një angazhimi të shtuar më 16 shtator, EULEX-i ka theksuar se, në kuadër të mekanizmit tre-nivelësh të reagimit ndaj sigurisë në Kosovë, bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in e udhëhequr nga NATO.
Sipas misionit evropian, në rast se kërkohet dhe nëse është e nevojshme, Njësia e Formuar e Policisë së EULEX-it është e gatshme të veprojë si reagim i dytë ndaj sigurisë.
“Si pjesë e mekanizmit tre-nivelësh të reagimit ndaj sigurisë në Kosovë, EULEX-i koordinohet ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin KFOR të udhëhequr nga NATO në rolet e tyre përkatëse të reagimit ndaj sigurisë. Nëse kërkohet dhe nëse është e nevojshme, Njësia e Formuar e Policisë së EULEX-it është e gatshme të veprojë si reagim i dytë ndaj sigurisë për të kontribuar në ruajtjen dhe promovimin e rendit dhe sigurisë publike”, ka thënë EULEX-i për Klankosova.tv.
Ndërkohë, para 16 shtatorit, EULEX-i ka bërë thirrje për qetësi, duke nënvizuar se siguria dhe mbrojtja e të gjitha komuniteteve në Kosovë mbeten prioritet.
“Mesazhi që dëshirojmë t’u përcjellim të gjitha komuniteteve në Kosovë është se siguria dhe mbrojtja e tyre janë përparësitë tona të para”, thuhet në përgjigjen e EULEX-it.

T� tjera
-
Vdes ambasadori rus në SHBA/ Alexander Darchiev ndërroi jetë papritur në moshën 66-vjeçare
Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara, Alexander Darchiev, ka ndërruar j...
-
Kërceli i përgjigjet Abdixhikut: S’thashë se gruaja juaj ka tregtuar energji, por se ka kompani për tregtim të energjisë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, i ka reaguar kryetarit të LDK...
-
Kurti udhëton drejt Irlandës, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Republikës së Irlandës...
-
Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE-së, jemi në një moment përcaktues të historisë tonë
Kryeministri Rama është shprehur nga Dublini se Shqipëria ka një mundësi real...
-
Në Veri zbulohen dy lokale ku organizohen lojëra te bixhozit, katër persona përfundojnë në Polici
Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka asistuar Inspektorët sanitar në dy ...
-
Trump thotë se SHBA-ja e ka fituar tashmë luftën me Iranin – tani kërkon “fitore totale”
Presidenti amerikan Donald Trump pretendon se Uashingtoni e ka fituar tashmë ...
-
Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE-së, jemi në një moment përcaktues të historisë tonë
Kryeministri Rama është shprehur nga Dublini se Shqipëria ka një mundësi real...
-
“Albina, ka paditur edhe Lirim Mehmetajn” – Abdixhiku i reagon Kërçelit: Bashkëshortja ime nuk është marrë kurrë me tregti të energjisë elektrike
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas deklaratave të deputetit t...
-
Bajrami: Procesi në Hagë prek esencën e shtetësisë së Kosovës
Akademiku Arsim Bajrami ka vlerësuar se procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-kre...
-
KEK-u reagon para protestës së sindikatës: Kërkesat e punëtorëve do t’i shqyrtojmë pas stabilizimit të situatës
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka reaguar lidhur me paralajmërimin për...
-
Rizvanolli i përgjigjet Daut Haradinajt: Nuk kam parë asnjë fakt që është blerë rrymë nga kompanitë serbe
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, i është përgjigjur deklarimeve të D...
-
Shiroka Pula: Cilësia e shëndetësisë matet me profesionalizmin e personelit dhe rezultatet e shërbimeve
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka thënë se cilësia e shërbimeve...































