Lajme

Vendimi ndaj Klan Kosovës, Ricardo Gutierrez: Strategji terrori, e ngjashme me atë që vërejmë në Rusi dhe Bjellorusi

Autori: Gazeta inFokus 00:02 | 29 July 2023

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez, prej kohësh po e ndjek nga afër situatën e lirisë së medias në Ballkan.

Gutierrez tha se është i tronditur nga mënyra se si Ministria e Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë refuzoi ankesën e Klan Kosovës për tërheqje të licencës së biznesit.

“Mesazhi është shumë i qartë: qëllimi është të frikësohen të gjitha mediat duke u treguar atyre se qeveria ka fuqinë të mbyllë televizionin kryesor privat të vendit brenda pak javësh. Është një strategji terrori e ngjashme me atë që vërejmë në Rusi dhe Bjellorusi”, theksoi ai për Albanian Post.

-Advertisement-

Për kreun e organizatës evropiane, ky është tregues i një “qeverie të pamëshirshme” dhe është “qartësisht një paralajmërim për mediat e tjera të pavarura”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera