Vendimi i ri për targat, Halimi: VV të përcaktohet për ruajtjen e relacionit me ShBA-të dhe BE-në

Autori: Gazeta inFokus
15:30 | 29 October 2022
Zëdhënësja politike e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka folur pas vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës për afatin e targave.
Ajo, për Klankosova.tv, ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje nuk duhet të sillet me arrogancë ndaj kërkesave të aleatëve ndërkombëtarë sa i përket shtyerjes së afatit për targat.
Halimi e cilëson shqetësues reagimin e djeshëm të ShBA-së, pas vendimit, derisa thotë se qeveria duhet të përcaktohet që ta ruajë relacionin me shtetin më aleat të Kosovës.
“Kosova gjendet në një situatë të ndjeshme politike, si rrjedhojë është i domosdoshëm bashkëpunimi dhe koordinimi me aleatët tanë, ShBA-të dhe BE-në. Konstatimi i Qeverisë Amerikane karshi mosmarrjes parasysh të rekomandimeve të saj, mjaft shqetësues. Ndaj, kërkojmë që partia në pushtet të përcaktohet strategjikisht për ruajtjen e këtij relacioni të një rëndësie jetike për zhvillimin e vendit tonë”.
“Ashtu siç ka theksuar edhe kryetari Lumir Abdixhiku, institucionet e vendit duhet t’i trajtojnë me ndjeshmëri të lartë rekomandimet dhe kërkesat e miqve tanë. Sjellja me arrogancë ndaj kërkesave të partnerëve tanë, dëmton interesat strategjike të vendit dhe mund të prodhojë pasoja afatgjata në rrugëtimin tonë politik. Siç na mëson e shkuara, këto marrëdhënie janë fundamentale për të fituar një pozicion më të mirë ndërkombëtar për vendin tonë, si dhe për të ndjekur synimet tona strategjike”, ka thënë Halimi për Klankosova.tv.
Qeveria, në mbledhjen e djeshme, mori vendim të ri për targat që parashihet që të hyjë në fuqi nga 1 nëntori, ku nga kjo datë deri më 21 nëntor të gjithë pronarët e veturave që kanë targa ilegale serbe vetëm do të qortohen.
Nga 21 nëntori deri më 21 janar të njëjtit do të gjobiten, ndërsa nga 21 janari deri më 21 prill do të ketë targa provuese.

Të tjera
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...
-
Grafite proteste në Lipjan pas vdekjes në duart e Policisë të Agon Zejnullahut: “Policia të vret”, “Kush na mbron prej Policisë?
Pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e Policisë së Kosovës, mu...
-
Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë: Bëmë punë të mirë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sërish e ka përmendur Kosovën...
-
Ramadani: Sipas matjeve të mia, polici mbajti gjurin në qafën e 27-vjeçarit rreth 49 sekonda
Analisti Burim Ramadani ka thënë se një nga pesë zyrtarët policorë ka mbajtur...
-
“Pse ja keni mlu ftyrën se po i zinet fryma? – baba i thojke ki me u çu”, vëllai i Agonit jep detaje si e morën vesh për vdekjen
“Ja kishin vendos një çarçaf në fytyrë mjekët, dhe pyetja e parë e babit ke; ...
-
Agonin nuk e ka vr*a rrufeja – Zyrtarët policorë u ngritën kur e panë që s’po lëviz, Asdren Hoxha i përgjigjet avokatit të njërit prej policëve
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Vëllai i viktimës në Lipjan e thotë të kundërtën e policisë për substancë narkotike: Çka kanë pru janë 70 centë edhe do tesha
Policia e Kosovës me anë të një komunikate sqaruese lidhur me rastin e Agon Z...
-
Vde*s një zjarrfikës pas një aksidenti në Meje të Gjakovës
Zjarrfikësi i Brigadës së Zjarrfiksëve të Gjakovës, Kaqun Lima, ka ndërruar j...
-
Ndërrim historik në LDK: Nga Burim Berisha tek Besnik Osmani – një kapitull i ri për Fushë Kosovën
Një moment i veçantë për degën e LDK-së në Fushë Kosovë, sot u shënua ndërrim...
-
Fjalët e fundit të Agon Zejnullahut: “Lëshomni, çka jeni tu ba. Spo muj ma, oj nanë!”
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Aksident i rëndë në Gjakovë, përplasen dy kamionë – lëndohen shoferët
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në udhëkryqin mes rrugëve “27 Pri...