Lajme

Vendimi i Qeverisë për shkarkimin e Sekretarit të Këshillit të Sigurisë vlerësohet si jolegjitim

Autori: Gazeta inFokus 19:36 | 14 January 2022

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës e ka vlerësuar si jolegjitim vendimin e Qeverisë për shkarkimin e Shpend Tërdevajt nga pozita e Sekretarit të Përgjithshëm në Këshillin e Sigurisë së Kosovës.

Në dokumentin e siguruar nga Indeksonline thuhet se shfuqizohet vendimi i Qeverisë për shkarkimin e Tërdevajt dhe çështja kthehet në rishqyrtim.

Në të njëjtën kohë, kryeministri obligohet që këtë vendim të Këshillit ta zbatojë në një periudhë kohore prej 15 ditësh.

-Advertisement-

Shpend Tërdeva ishte shkarkuar nga Qeveria në nëntor të vitit të kaluar, nën arsyetimin se rekrutimi i tij në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm ishte bërë në shpërputhje me dispozitat ligjore.

“Në vazhdën e vendimeve tona për të kthyer ligjshmërinë në institucionet e Republikës së Kosovës sot para jush sjell propozim vendimin për shfuqizimin e vendimit 16/31 përmes së cilit është emëruar në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm Këshillit të Siguerisë, z. Shepnd Tërdevajn, nisur nga fakti që rekrutimi i z. Tërdevajt në këtë pozitë është bërë në shpërputhje me dispozitat ligjore në fuqi të përcaktuar në ligjin për zyrtarët publik është e domosdoshme që ky vendim të shfuqizohet në bazë të ligjit për procedurën e përgjithshme administrative”, kishte thënë kryeministri Albin Kurti në shkarkimin e tij.

Tërdeva ishte emëruar si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Sigurisë në shtator të vitit 2020, nën udhëheqjen e Qeverisë Hoti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera