Vendimi i Kushtetueses për Sebahate Morinën, IKD: E çuditshme sesi nuk reaguan krerët e shtetit

Autori: Gazeta inFokus
20:17 | 23 March 2023
Pas më shumë se një viti, Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 22 mars, ka dalë me vendim për të ndjerën Sebahate Morina, e cila ishte vrarë nga bashkëshorti i saj.
Në vendim thuhet se institucionet e Kosovës, respektivisht, Gjykata Themelore në Gjilan, Prokuroria Themelore në Gjilan, Stacioni Policor në Graçanicë dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë, kanë dështuar ta mbrojnë jetën e të ndjerës Sebahate Morina.
Në lidhje me këtë, Arrita Rezniqi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka thënë se është e çuditshme sesi nuk kanë reaguar akoma krerët e shtetit për këtë vendim që sipas saj ky vendim shënon një fitore të madhe kundër dhunës në familje dhe në baza gjinore.
“Është shumë e çuditshme që nuk ka asnjë reagim të krerëve të shtetit për këtë aktgjykim sepse është e pamundur të mos dihet rëndësia e një aktgjykimi të tillë, dhe nuk duhet të lihen jashtë reagimet në veçanti kur shënohen raste të tilla kur aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese të një rëndësie kaq të madhe vendosin për situata kaq delikatë dhe kaq të rëndësishme”, ka thënë ajo në një linjë të drejtpërdrejtë telefonike në RTV Dukagjini.

Të tjera
-
Vdekje e dyshimtë në Partesh
Policia ka njoftuar se një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e ti...
-
Burri në Prishtinë thotë se i është shembur dheu në oborr, fajëson një firmë private
Një burrë në Prishtinë ka raportuar se dheu i oborrit ka filluar të shembet d...
-
Punëtori i një kompanie në Fushë Kosovë merr paratë dhe nuk i kthen më, arrestohet nga policia
Një punëtor i një kompanie në Fushë Kosovë ka marrë paratë e vendit ku punont...
-
Sulmohet vetura e Policisë në Leposaviq, nuk janë indentifikuar të dyshuarit
Dje është sulmuar me mjete të forta një veturë e Policisë së Kosovës në fshat...
-
I dyshuari sulmoi fizikisht një person, lëndohet burri që tentoi ta ndalë sulmin dhe alivanoset një grua
Policia njofton se një person e ka sulmuar fizikisht një person tjetër në Pri...
-
Eksperti gjerman: Kurti i pari kryeministër kosovar që rrezikoi raportet me ShBA-të
Eksperti për Ballkanin Oliver Jens Schmitt, ka folur për situatën në veriun e...
-
Plagoset një person në Podujevë, Policia thotë se të dyshuarit janë arrati
Një person është dërguar dje në QKUK pasi është plagosur me armë zjarri nga d...
-
Gjykimi në mungesë s’do të prodhojë efekt juridik për të akuzuarit, as drejtësi për viktimat
Ngritja e aktakuzave për gjykimin në mungesë për ndëshkimin e kryesve të krim...
-
Situata në veri, Lajçak e Escobar nesër vizitojnë Kosovën
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbis...
-
Situatë e qetë në veri, Policia dhe KFOR-i vazhdon të qëndrojë pranë komunave
Gjendja në tri komunat veriore në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok është e q...
-
Murtezaj: Në secilën fushë, për ATK-në veriu është sfidë
Zëvendësdrejtori ekzekutiv i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) Ilir Mur...
-
Kush përfiton nga trazirat në Kosovë?
Pas tensioneve në veri ditët e fundit bashkësia ndërkombëtare bën thirrje për...