Lajme

Vendimi i Kushtetueses për Kryeprokurorin e Shtetit publikohet në fillim të javës

Autori: Gazeta inFokus 15:56 | 02 July 2022

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës pritet që në fillim të kësaj jave të publikojë vendimin mbi vlerësimin e kushtetueshmërisë së procedurës së zgjedhjes të Kryeprokurorit të Shtetit.

Burime të Indeksonline pohojnë se Gjykata tashmë ka marrë një vendim lidhur me këtë çeshtje dhe se të njëjtin do ta publikojë në fillim të javës.

Në prill të këtij viti, ish-Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, dorëzoi mandatin e tij.

-Advertisement-

Aso kohe, pasardhës i tij u zgjodh Blerim Isufaj.

Megjithatë, kundërkandidati i tij, Shqipdon Fazliu, çështjen e përzgjedhjes e dërgoi në Gjykatë Kushtetuese, me pretendimin se kushtetueshmëria e përzgjedhjes së Isufajt nuk ka qenë e duhur.

Përgjigjen e Gjykatës është duke e pritur edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka për detyrë të dekretojë Kryeprokurorin e Shtetit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera