Lajme

Vendimi i Kurtit për heqjen e taksës së pjesshme e ndanë LDK-në

Autori: Gazeta inFokus 23:08 | 27 February 2020

Konferenca e jashtëzakonshme e kryeministrit Albin Kurti e ka zënë në befasi edhe partnerin e koalicionit, LDK-në, shkruan Gazeta inFokus.

Deri më tani kanë dalë me qëndrime  të ndryshme nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për heqjen e taksës së 100 përqind për mallrat e lëndës së parë të ardhur nga Serbia.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Skënder Hyseni, ka deklaruar se LDK-ja, nuk pajtohet me vendimin e Kurtit, kjo pasi LDK-ja është për heqje të tërësishme të taksës e jo të pjesshme.

-Advertisement-

Të një vije është edhe numri dy i qeverisë së Kosovës Avdulla Hoti, ka deklaruar se vendimet e qeverisë merren në mbledhje të qeverisë, jo në konferencë për media.

“LDK’ja nuk e voton në mbledhjen e qeverisë propozimin e Kurtit për heqjen e taksës. Gjithashtu Hoti tha se nëse nesër hiqet taksa pa kushte dhe pa reciprocitet, krerët e shtetit të martën do të shkojnë në Shtëpinë e Bardhë për dialog”, ishte deklarimit të Hotit.

Por, në mbështetje Albin Kuriti i ka dal nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i cili nuk ndihët shumë për afërsinë e Kurtin ku ka thënë se partia që i përket dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë pasë të njëjtin qëndrim sa i përket tarifës 100 përqind ndaj mallrave serbe që prej fushatës zgjedhore.

Ai ka theksuar se përkrahë idenë e heqjes së taksës nga 15 marsi sikur që njoftoi sot Kryeministri Albin Kurti, raporton Gazeta inFokus.

“Besoj që Kryeministri duhet të veprojë në përputhje me frymën që përfaqëson interesat e qytetarëve dhe ta ruajë partneritetin me SHBA-në deri në pikën e fundit. Reciprociteti si politikë, është masë në harmoni të plotë me parandalimin e veprimeve të politikës serbe jo vetëm në raporte diplomatike”, ka thënë Haziri.

E as Vjosa Osamni, kryetarja e kuvendit nuk është deklaruar pas propozimit të Kurtit për heqjen e pjesshme të tarifës doganore por qëndrimi i saj ka qenë për reciprocitet.

Siç edhe ndodhë shpesh nga LDK-ja që qëndrimin përfundimtar, ta shpreh Isa Mustafa deri më tani nuk ka një deklarim nga ai .

Mediat raportoj se kryetari i LDK-së, Isa Mustaf pritet ta bëj publik në rrjete sociale, qëndrimin e tij rreth idesë së Albin Kurtit për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe./ Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera