Vendimi i Gjykatës për qeverinë e re?! – ky është paralajmërimi i Abrashit
Autori: Gazeta inFokus 18:33 | 19 May 2020
Deputeti nga radhët e LDK-së, Arban Abrashi, ka deklaruar se ditëve të fundit ka pas vërejtje se disa subjekte politike kanë shfaqur tendenca të mospranimit të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe kjo nuk është mirë për sistemin kushtetues të Kosovës, pasi ata të cilët nuk i respektojnë aktgjykimet dhe Kushtetutën po veprojnë jashtë rendit kushtetues të Kosovës.
Abrashi këto komente i bëri pas mbledhjes së komisionit për arsim, ku tha se e mira është që komisionet e Kuvendit të Kosovës, kanë nisur të funksionojnë, ndërsa, fatkeqësia është që Kuvendi nuk po funksionon me kapacitete të plota.
“Komisionet kanë filluar të mblidhen dhe punojnë me kompetencat që kanë, fatkeqësia tjetër që seancat apo kuvendi nuk po punojnë me kapacitet të plotë dhe kjo ndërlidhet me vet mocionin e mosbesimit. Ne shpresojmë pa dashur që kjo të tingëllojë si ndërhyrje që Gjykata Kushtetuese shumë shpejt të merr vendim në mënyrë që të hapet rruga proceseve tjera dhe funksionimit të Qeverisë dhe Kuvendit. ….jo vetëm ne si LDK por edhe partitë tjera duhet ta pranojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Tash ditëve të fundit ose javëve të fundit ka pas vërejtje edhe të mijat personale se disa subjekte nuk i kanë pranuar vendimet ose kanë shfaqur tendenca të mospranimit të vendimeve ose vet aktgjykimeve në raste të veçanta dhe mendoj që kjo nuk është në rregull dhe nuk është mirë për sistemin kushtetues të Kosovës dhe ata të cilët nuk i respektojnë këto vendime, këto aktgjykime, nuk e respektojnë Kushtetutën po veprojnë jashtë rendit kushtetues të Kosovës”, tha Abrashi.
Të tjera
-
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe zëvendëspresidentja për Evropë dhe A...
-
200-vjetori i ndarjes nga jeta i poetit anglez, Lord Bajron
200 vjet më parë ndahej nga jeta poeti romantik anglez, Xhorxh Gordon Bajron ...
-
Nisin punimet për zgjerimin e rrugës Kijevë – Dollc, Kurti: I kemi shpëtuar 150 milionë euro
Sot kanë nisur punimet për zgjerimin e rrugës nacionale Kijevë-Dollc. Në c...
-
Ushtrimet serbe në kufi, Kurti: Serbia paraqet kërcenim për Kosovën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke komentuar ushtrimet e ushtrisë serbe...
-
Kurti: Bandat fashiste nuk mund të hyjnë në zyrat e kryetarëve
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur rreth procesit të referndumit që...
-
Arrestohet personi i kërkuar, i dënuar me tri vite burgim
Policia e rajonit të Prishtinës po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore m...
-
Alejtin Berisha, presidenti i UNI – Universum International College, folës në të njejtën konferencë me Bill Gates dhe Sam Altman
Presidenti i UNI powered by Arizona State University, Alejtin Berisha, ishte ...
-
Sülmoi se*sualisht një grua, arrestohet burri në Malishevë
Një burrë është arrestuar në Malishevë pasi dyshohet se ka sulmuar seksualish...
-
Vazhdojnë telashet me paratë e rrejshme, një person në Prizren ankohet në polici
Një person në Prizren, ka raportuar në polici se disa persona kanë dorëzuar k...
-
Shkollat e kryeqytetit me ligjëratë sensibilizuese ndaj dhunës në familje
Ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat e ciklit të mesëm të ultë dhe të m...
-
Rreth 400 ndërmarrje të vogla dhe të mesme priten të përfitojnë grante
Sot përfundon afati për aplikim për grante për ndërmarrjet mikro të vogla dhe...
-
Plicia gjen ārmë në veri të Mitrovicës
Njësiti policor gjatë patrullimit janë hasur dhe konfiskuar 36 gëzhoja të arm...