Fokus

Vendimi i gabuar i Shpend Ahmetit që e dëmtoi afro 1 milion euro Komunën e Prishtinës    

Autori: H.Smajli 12:00 | 15 May 2021

Një vendim i pa menduar mirë i kryetarit të komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti po del se e ka dëmtuar hiq më pak se afro 1 milionë euro buxhetin e kësaj komune.

Krejt kjo për shkak të një padie që kompania ndërtuese “Rexha SH.P.K i ka bërë komunës që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti, për shkëputje të njëanshme të kontratës.

Padia është bërë në vitin 2019 për kontratën e vitit 2017, me titull “Ndërtimi i urave në Pjesën Perëndimore të Unazës Qendrore” me çmimin prej 1 milionë e 969 mijë euro.

-Advertisement-

Gazeta inFokus ka siguruar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Ekonomike për  lëndën e fituar ndaj Komunës së Prishtinës, nga kompania  “Rexha SH.P.K”.

Siç thuhet në këto dokumente, komuna e Prishtinës është e obliguar që ti paguajë  hiq më pak se 887 mijë euro kësaj kompanie.

Prej kësaj shume 50 mijë euro duhet t’i paguaj në emër të kompensimit të borxhit të mbetur e të papaguar për punët e kryera.

Ndërkaq, në emër të kompensimit të dëmit të shkaktuar si pasojë e mos aktivizimit të makinerisë dhe materialeve të tjera duke përfshirë edhe fuqinë punëtore t’ia paguajë shumën prej 658.664.68 euro.

E në emër të fitimit të humbur komuna e Prishtinës duhet të paguaj shumën prej 178.927.79 euro.

Të gjitha këto me kamatë ligjore prej 8 për qind duke e llogaritur prej datës së parashtrimit të padisë  me dt. 12.04.2019 e deri në pagesën definitive.

“Gjykata e miratoj kërkesëpadinë e paditësit edhe përkitazi me kamatëvonesën e kërkuar, ashtu që e detyroj të paditurën që përveç borxhit kryesor paditësit ti paguaj edhe kamatën ligjore prej 8% në vit nga data e parashtrimit të padisë, gjegjësisht nga data 28.06.2019 e deri në pagesën definitive bazuar në nenin 382.1, pikë 2 të LMD-së”, thuhet në vendim.

Sipas arsyeshmërisë së vendimit, thuhet se punët duhej të kryheshin në një afat prej 180 ditësh nga dita e nënshkrimit të kontratës.

Mirëpo më pas Komuna e Prishtinës ka neglizhuar dhe nuk e ka realizuar obligimin e saj për të krijuar kushtet dhe hapësirat e punës.

Në vazhdim Gazeta inFokus ju sjell dokumentet e vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë me të cilin komuna e Prishtinës I humb afro 1 milionë euro./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera