Vendimet e rënda të tre kryetarëve
Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 07 July 2017
Tre kryetarë të komunave që kanë arritur të fitojnë mandatin e deputetit në bazë të rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ, kanë vendosur për postin që do të mbajnë, kryetar apo deputet.
Mimoza Kusari- Lila, kryetare e Komunës së Gjakovës dhe Rasim Selmanaj, kryetar i Komunës së Deçanit kanë vendosur t’i lënë pozitat e tyre të mbajtura deri më tani për tu bërë deputetë të Kuvendit të Kosovës. E ndryshe nga ta ka vendosur kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ahmeti ndonëse ishte në garë për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, ai në KQZ është deklaruar se do të vazhdojë të mbajë postin e kryetarit të Prishtinës, duke lënë të kuptohet se do të jetë sërish në garë për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, raporton Indeksonline.
Në nenin 9 të Ligjit për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës, thuhet se: Kandidati i subjektit të certifikuar politik për pozitë të Kryetarit të Komunës mund të certifikohet si kandidat në zgjedhje tjera siç janë ato për Kuvend të Kosovës apo Kuvend të Komunës, por do të mbajë vetëm një pozitë të zgjedhur. Nëse zgjidhet si Kryetar Komune, kandidati nuk do të këtë të drejtë të mbajë vendin në Kuvendin e Kosovës apo Kuvendin e Komunës.
Ndërsa përveç tre kryetarëve që u është kërkuar të deklarohen nga KQZ, janë edhe shtatë asmblistë komunal të cilët kanë vendosur se cilën pozitë do ta mbajnë.
Ligji për Vetëqeverisje Lokale e përcakton qartë edhe mandatin e asamblistit. Neni 37.3 i këtij ligji thotë se anëtari i kuvendit të komunës në të njëjtën kohë nuk mund të jetë deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës./Indeksonline/
Të tjera
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...