Lajme

Vendimet e KQZ-së për rinumërim të votave, shpërthen Milaim Zeka

Autori: Gazeta inFokus 17:45 | 06 July 2017

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Nisma, Milaim Zeka, ka shpërthyer ashpër ndaj vendimit të sotëm të KQZ’së që 23 vendvotime të shkojnë në rinumërim.

Ai, e quan terror vendimin e sotëm të KQZ-së pasi Gjykata Supreme vendosi për ankesat e kandidatëve të subjekteve politike.

Zeka thotë se ky veprim është një turp për politikanbën dhe ish deputetët.

-Advertisement-

Postimi i plotë i tij:

A e shifni se çfare shteti te poshter na kane ndertu ish klasa politike?! Merreni si shembull kete Ligjon zgjedhore?! Prap rinumerime te votave? Nuk ashte pune me i çertifiku zgjedhjet. Terror ndaj votueseve! Gjitheçka u ba per me vra kete shtet!

Turp, jo per KQZ-ne, po per politikan dhe ish deputet!

Ndoshta edhe ne e bajme berlloge si ata?!!! Kurr nuk i dihet…

Veshtire ne kete vend me i besu edhe vetes!!!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera