Sport

Vendimet e Komisionit të Garave

Autori: Gazeta inFokus 15:09 | 02 October 2018

Komisioni i Garave i IPKO Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Abdyl Bellopoja, në mbledhjen e mbajtur më datën 01.10.2018, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të IPKO Superligës për Kampionatin 2018/2019, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të IPKO Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve të Garave, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:

V E N D I M

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 7-të në IPKO Superligën e Kosovës në futboll për edicionin 2018/2019 me rezultatet e arritura në fushë.

-Advertisement-

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të IPKO Superligës së Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për

INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

1.Ndaj ndimëstrajnerit të KF “Ballkani” Ardian Basha me nr ID 003205M83 (motivi- largim nga bankina ne min e 55- të për shkak të kundërshtimit ndaj referit anesor në ndeshjen KF Drenica – KF Ballkani e zhvilluar në Skenderaj me datë 28.09.2018 ) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

2.Ndaj kryetrajnerit të KF “Ferizaj” Afrim Toverlani (motivi- shkaku i shkeljes së kodit të etikës sportive, ku pas ndeshjes KF Trepça’ 89 – KF Ferizaj, e zhvilluar në Mitrovicë deklaron për media se me këtë referim do të pësojë kreu i FFK-së)

3. Ndaj KF “ Prishtina” (përkatësisht shikuesve vendas (Plisat) ku pas perfundimit të ndeshjes kanë ofenduar kryetrajnerin e KF Prishtina, Mirel Josa në ndeshjen KF Prishtina – KF Flamurtari)

4. Ndaj KF “Gjilani” (motivi- fyerje në kor drejtuar shikuesve mysafirë si dhe hedhje të shisheve pvc në min e 75 në fushë në ndeshjen KF Gjilani KF Drita e zhvilluar në Gjilan me datë 30.09.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

5. Ndaj KF “Drita “ (motivi – ndezje të mjeteve flakadan para fillimit të ndeshjes dhe pas përfundimit të ndeshjes kanë hedhur shishe pvc në fushë në ndeshjen KF Gjilani – KF Drita, e zhvilluar në Gjilan me date 30.09.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.7 dt. 01.10.2018

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera