Vendimet e Komisionit të Garave

Autori: Gazeta inFokus
10:13 | 29 August 2018
Komisioni i Garave i IPKO Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Abdyl Bellopoja, në mbledhjen e mbajtur më datën 28.08.2018, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të IPKO Superligës për Kampionatin 2018/2019, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të IPKO Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve të Garave, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:
V E N D I M
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 2-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2018/2019 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të IPKO Superligës së Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për
INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE
1.Ndaj përfaqësuesit zyrtar të KF “Trepça ‘89”, Arsim Islami me nr id 009898M75 (motivi- pas përfundimit të ndeshjes duke shkuar në zhveshtore personi i lartcekur ofendon dhe kapë për krahu gjyqtarin kryesor të ndeshjes M.Bejtullahu në prezencën e tre gjyqtarëve dhe delegatit në ndeshjen KF Trepça ’89 – KF Prishtina, e zhvilluar me 26.08.2018 në ora 16:45 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë) sipas raporteve të personave zyrtarë të ndeshjes.
2.Ndaj trajnerit të KF “Trepça ‘89”, Klodian Dervishi me nr id 009711M75 (motivi- ofendim ndaj gjyqtarit kryesor dhe gjyqtarit të katërt në ndeshjen KF Trepça ’89 – KF Prishtina, e zhvilluar në Mitrovicë më datë 26.08.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.2 dt. 28.08.2018
Komisioni i Garave i IPKO Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Abdyl Bellopoja, në mbledhjen e mbajtur më datën 28.08.2018, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të IPKO Superligës për Kampionatin 2018/2019, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të IPKO Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve të Garave, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:
V E N D I M
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 1-rë të Ligës së Parë së Kosovës në futboll për edicionin 2017/2018 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, prandaj nuk gjeti prova për inicime disiplinore.
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.1 dt. 28.08.2018

Të tjera
-
Ushtarët italianë të KFOR-it kryejnë patrullime në Shtërpcë për të siguruar stabilitetin
Ushtarët italianë të Komandës Rajonale Perëndim në kuadër të misionit të KFOR...
-
Turqia e vendosur të ratifikojë marrëveshjet ushtarake me Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë
Turqia është e vendosur të ratifikojë marrëveshjet e kornizës ushtarake të në...
-
Prokuroria në Pejë njofton muajin e kaluar u sekuestruan shumë ạrmë, municion, telefona e vetura të llojit BMW dhe Audi
Prokuroria Themelore në Pejë, ka njoftuar se gjatë punës se muajt shkurt, ka ...
-
Trump thotë se SHBA-ja dhe Ukraina do ta nënshkruajnë së shpejti marrëveshjen për minerale
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara do ta nëns...
-
Në Prishtinë mbahet tryezë për dialogun ndërfetar
Fondacioni “Drita”, sot do të mbajë tryezën e dialogut ndërfetar sipas modali...
-
Dita Botërore e Sindromës Down
Sindroma Down ndodh kur një individ ka një kopje shtesë të pjesshme ose të pl...
-
Zjạrr i madh në Londër, mbyllet aeroporti më i madh në Britani – anulohen të gjitha fluturimet
Një zjarr ka shpërthyer në një nënstacion në perëndim të Londrës, duke çuar n...
-
Shtatë vjet nga ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi
Sot bëhen shtatë vjet që kur Kuvendi i Kosovës miratoi demarkacionin me Malin...
-
Haradinaj krenar me fitoren e Kosovës ndaj Islandës: Përpara Kosovë
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i entuziazmuar me fitoren e...
-
Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv për shpërbërjen e Departamentit Amerikan të Arsimit
Presidenti i ShBA-së Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për të ...
-
Peci: Treni për Këshillin e Evropës, do të na ikë edhe sivjet
Ish-Ambasadori Lulzim Peci tha se procesi i dialogut nuk mund të ecë përpara ...
-
Ambasadori Orav: BE-ja do një qeveri që mban premtime
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka ndarë mendimet e tij...