Vendimet e frikshme të kryeministrit Haradinaj
Autori: Gazeta inFokus
11:04 | 22 December 2017
Për 100 ditë qeverisje kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i ka marrë 250 vendime. Por ai që do të mbahet në mend gjatë, padyshim, është vendimi i fundit me të cilin kryeministri ia dyfishoi pagën vetes dhe vartësve të tij.
Megjithatë ky nuk është i vetmi, që u kritikua ashpër, shkruan Gazeta Fjala.
Haradinaj, para kësaj, kishte marrë një seri vendimesh kontradiktore. Siç është ai për faljen e borxheve ambalazhuesve të ujit, ndarjen e mjeteve financiare për familjet e të vrarëve në Kumanovë si dhe ai për shpronësimin e banorëve në Hade, pa i kryer prokuroria hetimet.
Ajo që bie në sy është së shumica e këtyre vendimeve është në kundërshtim me dispozitat ligjore.
Vendimi për faljen e 60 milionë eurove ambalazhuesve të ujit
Punën si kryeministër Haradinaj e nisi me vendimin për faljen e borxheve prej 60 milionë eurove ambalazhuesve të ujit.
Ky vendim u kritikua ashpër nga shoqëria civile dhe njohësit e ekonomisë, shkruan Gazeta Fjala.
Për me tepër vendimi ishte i jashtëligjshëm, pasi borxhe mund të fal vetëm Kuvendi i Kosovës.
Vendimi për pagat i jashtëligjshëm
Edhe vendimi i fundit për rritjen e pagave të kryeministrit dhe disa prej vartësve të tij doli se është i kundërligjshëm.
Kryeministri e dyfishoi rrogën e vet. Nga 1300 euro paga e Haradinajt do të jetë 2950 euro.
Por me ligj kryeministri nuk guxon ta ketë pagën më të madhe se kryetari i Gjykatës Supreme.
Dyfishim të pagave pati edhe për zëvendësministrat, stafin politik të kryeministrit e disa zyrtarë tjerë, shkruan Gazeta Fjala.
219 mijë euro për familjet e të vrarëve në Kumanovë
Qeveria e Kosovës nën drejtimin e Ramush Haradinajt këtë 100 ditësh mori edhe një vendim që u kritikua jo pak. Ndau 219 mijë euro për familjarët e të dënuarve dhe të vrarëve në përleshjen e Kumanovës.
Ndarjen e këtyre mjeteve e kishte bërë të ditur vetë kryeministri Ramush Haradinaj.
“219 mijë euro janë ndarë për mbulimin e shpenzimeve te familjeve të të dënuarve dhe te vrarëve në Rastin Kumanova”, tha Haradinaj.
Ai tregoi më tutje se çdo familjeje të të dënuarve dhe të vrarëve do t’u takojnë nga 10 mijë euro. “Për çdo familje do të ndahen nga 10 mijë euro nga nënkategoria e rezervave. Obligohet Ministria e Financave t’i bëjë këto ndarje”, tha Haradinaj. Më 2 nëntor Gjykata në Shkup kishte dënuar me 746 vjet burg të akuzuarit për përleshjet në Kumanovë gjatë të cilave u vranë tetë policë të Maqedonisë dhe 10 persona nga grupi i armatosur.
Haradinaj i ndau mjete mashtruesit të bankave
Qeveria e Kosovës nën drejtimin e Haradinajt gjatë 100 ditë pune ka marrë vendim që ta mbështes me 57 mijë euro edhe kreun e Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, të dënuar për mashtrim të bankave.
Me arsyetimin e organizimit të “Javëve të biznesit kosovar”, Qeveria e Kosovë ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me organizatën e Shahinit të promovojë ekonominë, e të rrit konsumimin e prodhimeve kosovare nga 29 nëntori deri më 17 shkurt në të gjitha trevat shqiptare.
Gazeta Fjala, ka siguruar këtë dokument, të mbajtur sekret nga kabineti i Haradinajt, me të cilin obligohen gjashtë ministri të Qeverisë së Kosovës ti ndajnë nga 9,500 euro secila për të mbështetur këtë aktivitet.
Qeveria Haradinaj para ka ndarë edhe për Komisionin për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, i udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi. Për punën që ky komision ka bërë në terren i kushtuar shtetit pothuajse 50 mijë euro. Saktësisht 49 mijë e 40 euro i ka ndarë Qeveria disa javë më parë për punën e këtij komisioni.
Haradinaj fryn faturat e rrymës
Me ardhjen në pushtet të Qeverisë Haradinaj, qytetarëve do tu duhet të paguajnë më shtrenjtë faturat e energjisë elektrike. Paralajmërimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike, e ka dhënë vetë
Kryeministri Ramush Haradinaj, duke thënë se është e pashmangshme ngritja e çmimit të energjisë dhe se sipas tij kjo ndodh në çdo vend të Botës, jo vetëm në Kosovë. Këto deklarime të Haradinajt, vetëm sa i forcoi më shumë deklarata e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Llukaj.
Sipas Llukës, krizën energjetike e ka shkaktuar vendimi i Gjykatës për çështjen e fakturave të veriut dhe mungesa e gjenerimit nga Korporata Energjetike e Kosovës. Në këtë situatë, ministri ai ka thënë se janë dy skenarë, skenari i parë do të del me 42 milionë euro minus dhe do të duhet që tarifat e energjisë të rriten për 18 %. Sipas tij, skenari më optimist është që rritja e tarifave të energjisë të jetë 11 %.
Zemërgjerësia e kryeministrit i kushton buxhetit 28 milionë euro
Me një vendim, sic e ka quajtur zemërgjerë, që në ditët e para të punës në Kryeministri Haradinaj ka ngritur koston e shpronësimit të fshatrave Hade dhe Shipitullë, nga 4 milionë euro në afro 28 milionë euro.
Këto para do t’ua paguaj Korporata Energjetike e Kosovës banorëve të këtyre fshatrave për ti hapur rrugë nxjerrjes së thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike.
Gazeta Fjala ka raportuar se viteve të fundit banorët kanë ndërtuar qindra shtëpi shumëkatëshe, super luksoze nga pamja e jashtme, që të japin përshtypje së ke hyrë në një vendbanim të milionerëve, por në fakt të shtinë frikën kur hyn oborreve të tyre dhe nuk sheh asnjë banorë.
Madje në oborret e tyre shihet qartazi se nuk ka shkelur këmbë njeriu prej shumë kohësh. Pjesa m e madhe e tyre janë pa leje ndërtimi të ngritura në zonë të ndaluar. /Gazeta Fjala/

T� tjera
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...


































