Sport

Vendim i Këshillit për Çështje Urgjente

Autori: Gazeta inFokus 14:23 | 30 August 2018

Këshilli për Çështje Urgjente në mbledhjen e vetë të jashtëzakonshme datë 29.08.2018 shqyrtoi kërkesën e klubit të futbollit “ PRISHTINA” në dënimin e lojtarit; ARMEND DALLKU më ndalësë loje për; 4 (katër) ndeshje zyrtare dhe për të njëjtën për të cilën organi ekzistues gjatë shqiptimit të dënimit nuk ka pasur njohuri, si dhe rrethanat tjera , të cilat sipas natyrës së tyre janë paraqitur si rrethana lehtësuese dhe nga të njëjtat duke u bazuar në Rregulloren disiplinore neni 121 sjelli këtë ;

V E N D I M

Ndryshon pjesërisht vendimin e komisionit disiplinor të shkallës së parë datë 05.06.2018 dhe lojtarit të klubit të futbollit “PRISHTINA“ nga Prishtina; ARMEND DALLKU me numër të ID kartelës; 000624M8, i zbritet dënimi prej; 4 (katër) në 3 (tri) ndeshje zyrtare moslojë sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

-Advertisement-

Prishtinë, datë 29.08.2018

KE; Këshilli për çështje urgjente

Kryetari, Agim Ademi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera