Lajme

Vendi në krizë Kurti vazhdon takimet në Japoni

Autori: Gazeta inFokus 18:12 | 28 September 2022

Përderisa vendi vazhdon të përballet me krizën në arsim dhe sektorë të tjerë ekonomik si energjia, rritja e çmimeve, e rritja e inflacionit, kryeministri I Kosovës albin Kurti vazhdon turneun e tij në Japoni, ku së fundmi ka takuar Guvernatorin e Bankës Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar Nobumitsu Hayashi, shkruan Gazeta Infokus.

Gjatë këtij takimi kryeministri Kurti bashkë dhe ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kanë shprehur interesim për programet e kredive të buta të JBIC dhe mundësitë e përfitimit nga ato për projekte zhvillimore të Kosovës.

Njoftimi i plotë:

-Advertisement-

“Kryeministri Kurti takon Guvernatorin e Bankës Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Nobumitsu Hayashi

Tokio, 28 shtator 2022

Në vazhdën e takimeve zyrtare në Japoni, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar edhe Guvernatorin e Bankës Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JBIC), Nobumitsu Hayashi.

Kryeministri Kurti e ka njoftuar z. Hayashi për zhvillimet ekonomike në Kosovë dhe i ka konfirmuar pjesëmarrjen e Kosovës në Osaka Expo 2025. Ai bashkë dhe ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kanë shprehur interesim për programet e kredive të buta të JBIC dhe mundësitë e përfitimit nga ato për projekte zhvillimore të Kosovës.

Në anën tjetër, guvernatori Hayashi e ka njoftuar kryeministrin Kurti dhe delegacionin e tij në lidhje me programet e kredive të buta nga JBIC. Pala japoneze ka shprehur gatishmërinë për të parë mundësitë e bashkëpunimit në fushat me interes të ndërsjellë”, shkruan në njoftimin e ZKM-së./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera