Vendi i parë që po synon të prezantojë rrjetin 6G

Autori: Gazeta inFokus
13:05 | 21 February 2023
Rrjeti 6G pritet të pushtojë tregun rreth vitit 2030, teksa “universi industrial” po vazhdon të zgjerohet në industrinë e teknologjisë.
Këtë parashikim e bëri Pekka Lundmark, shefi ekzekutiv i kompanisë të telekomunikimit Nokia. Ai i bëri këto komente së fundmi në samitin e Davos, gjatë pjesëmarrjes në një panel të quajtur “perspektiva strategjike në ekonominë digjitale”.
Së fundmi Koreja e Jugut ka thënë se synon të lancojë rrjetin e saj 6G duke përdorur teknologjinë më të avancuar, rrjete celulare të avancuara të bazuara në softuer të gjeneratës së ardhshme dhe duke forcuar rrjetet e zinxhirit të furnizimit. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria koreane e Shkencës, Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.
Qeveria e Koresë së Jugut do të inkurajojë kompanitë lokale të prodhojnë materiale, komponentë dhe pajisje për zhvillimin e rrjetit 6G dhe gjithashtu planifikon të forcojë zinxhirin e furnizimit për të mbështetur rrjetin e përmendur.
Një studim fizibiliteti që hulumton teknologjinë 6G tashmë është duke u zhvilluar dhe i gjithë projekti ka një vlerë pak më shumë se 482 milionë dollarë.
Me këtë iniciativë, Koreja e Jugut dëshiron të kalojë përpara pjesës tjetër të botës kur bëhet fjalë për teknologjinë 6G. Koreja e Jugut ka ekonominë e katërt më të madhe në Azi dhe mban 25.9% të patentave 5G të vitit 2022. Qeveria e Koresë së Jugut shpreson të kalojë 30% ose më shumë të patentave 6G.
Rrjeti 6G do të bashkojë atë që është virtuale me realitetin, pohon Zhang Yongtao, zëvendësmenaxheri i përgjithshëm i Departamentit të Teknologjisë së Ericsson. Ai thotë se rrjeti 6G do ta çojë komunikimin holografik nga fantashkencë në realitet.
Ndërkaq, rikujtojmë se telefonat celularë me 5G do të mund të përdoren në bordin e avionëve evropianë. Kjo është pika e kthesës e vendosur nga Komisioni Evropian, i cili përditësoi vendimin zbatues për spektrin e komunikimeve celulare në bord të avionëve, duke përcaktuar frekuenca të caktuara për teknologjinë 5G në fluturim.

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ...
-
Dialogu Kosovë-Serbi, mbi 18 muaj në heshtje: Pse duhet të ndryshojë fokusi i tij?
Procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ka mbetur në vendnumëro, me 18 mua...
-
Aktakuza ndaj Radoiçiqit dhe të tjerëve për rastin Banjska përmendet në raportin e DASh-it për lụftimin e krimit
Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH)ka publikuar “Raportin e Strategjisë s...
-
Komuna e Prishtinës kërkon pëlqimin për sheshin “Xhorxh Bush”
Inspektorati i Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Trashëgimisë Kulturo...
-
Baneri “Liria ka emër” me foton e Thaçit e Veselit vendoset në “Wembley”
Një baner me mesazhin “Liria ka emër” është vendosur në stadiumin “Wemble...
-
Haziri për deklaratat e Hotit: Vlerësim i tij por s’ka qenë koha, as momenti i duhur
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Hazri ka folur në lidhje me deklaratën e fundit t...
-
Raporti i DASH: Shqiptarët, rol kyç në tregun global të drọgës – Paratë e pista në Amerikën Latine pastrohen në Shqipëri
Shqiptarët janë faktorë me rëndësi në tregun global të drogës, nga Kanada...
-
Vetaksident në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit, lëndohet vozitësi
Një vetaksident ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në magjistralen Kaçanik-Hani...
-
Kreu i ZRRE-së: Nëse deri sot keni paguar 50 euro për rrymën, nga prilli do të paguani 58 euro
Kryetari i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, ka arsyetuar propozimin e Zyrë...
-
Po kalonte vijat e bardha, vetura godet 15-vjeçaren në Berat
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Berat. Sipas raportimeve t...
-
Telashet e furnizimit me NaCl, Ministria e Shëndetësisë thotë se nuk ka mungesa në sektorin publik
Barnatoret në sektorin privat, por edhe spitalet regjionale së fundmi janë pë...
-
Mjekësia ligjore: Të gjithë viktịmat në Koçan vdịqën nga asfiksia
Të gjithë viktimat nga zjarri që përfshiu një klub të natës në Koçan vdiqën n...