Lajme

Vendi i parë i NATO-s/ Çekia sfidon Kremlinin, dërgon tanke dhe automjete të blinduara në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 06 April 2022

Republika Çeke është bërë vendi i parë i NATO-s që ka dërguar tanke në Ukrainë, duke ju përgjigjur kërkesës së vazhdueshme të Volodymir Zelenskyt për ndihmë.

Disa automjete luftarake të këmbësorisë BVP-1, pjesë artilerie të obusit dhe më shumë se një duzinë tanke T-72 u ngarkuan dje në një tren me destinacion Sllovakinë, ku pritet të nisen për në Ukrainë, treguan pamjet e drejtuara nga transmetuesi publik Çek.

Dorëzimi është cilësuar si një ‘ dhuratë’ ndaj Ukrainën për të përballuar luftën, në dakordësi me të gjitha vendet e aleancës. Ky veprim pritet të ngjallë reagime të ashpra nga Kremlini, teksa Vladimir Putin ka theksuar se çdo ndihmë që do i ofrohet Ukrainës nga NATO do të thotë luftë.

-Advertisement-

Udhëheqësit e NATO-s deri më tani i kanë dhënë Ukrainës raketa antitank dhe anti-ardhje, si dhe armë të vogla dhe pajisje mbrojtëse, por nuk i kanë ofruar asnjë armë të blinduar të rëndë apo avion luftarak. Vendimi i Pragës për të furnizuar Kievin me tanke do të grumbullojë presion mbi aleatët e NATO-s për të ndjekur shembullin.

Ndërkohë, artileria ruse vazhdoi të sulmonte qytetet ukrainase të Mariupol dhe Kharkiv sot, ndërsa Perëndimi përgatiti më shumë sanksione kundër Moskës në përgjigje të vrasjeve civile që Kievi dhe aleatët e tij i kanë quajtur krime lufte.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera