Vendi drejt zgjedhjeve të parakohshme, krejt partitë gati
Autori: Gazeta inFokus
12:26 | 22 Mars 2024
“Për ne është krejt njësoj. Por, unë nuk mund të kem zgjedhje të parakohshme në Kosovë pa opozitën. Nëse opozita do zgjedhje të parakohshme, duhet të shpërbëhet Kuvendi.
Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nga viti 2020 nuk ka lënë mundësi të tjera. Pra, ne, për të pasur zgjedhje të parakohshme, duhet ta shpërndajmë Kuvendin… dhe le të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme për ata që e kanë mendjen aty. Nuk kam unë problem për asnjërin variant. Shumë gjëra mund t’i bëj edhe pa opozitën, por jo edhe këtë”.
Kështu është shprehur kryeministri Albin Kurti kur është pyetur se a është duhet të ketë zgjedhje të parakohshme, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.
Ndërkaq, në një intervistë të mbrëmshme në RTK, Kurti pati edhe një ofertë për opozitën.
Duke ia kujtuar gazetarja atij se opozita nuk i ka numrat për ta shpërndarë Kuvendin, ai tha: “Mund t’i bëjnë bashkë me neve, kjo është oferta ime”.
“Unë po them që po shkojmë në zgjedhje kur dëshiron opozita. Ne i ndihmojmë opozitës nëse dëshirojnë të shkojnë në zgjedhje”.
E kjo deklaratë e Kurtit ngjalli opozitën.
Kryeopozitari Memli Krasniqi i PDK-së, i tha se ka muaj që ka kërkuar shpërndarjen e Kuvendit, ndërsa shtoi se që nga sot i ka nënshkrimet e PDK-së.
“Kryeministër, prej korrikut të vitit të kaluar të kam ba thirrje e të kam pritë që me shpërnda Kuvendin. Prej nesër nënshkrimet e PDK-së janë gati. Çohu shkojmë në zgjedhje menjëherë – nëse ke guxim e të ka mbetë pak ndërgjegje për situatën e vështirë që e ke sjellë vendin”, shkroi Krasniqi dje në një postim në Facebook.
Edhe LDK-ja po deklarohet se është gati për zgjedhje.
Kryetari i saj, Lumir Abdixhiku, gjatë një interviste televizive, tha dje se “nëse Kurti është dorëzuar, le të japë dorëheqje”.
“Le ta japë qartë, zëshëm, nëse është dorëzu e duket se është dorëzu, le të japë dorëheqje. Pra, nëse është dorëzu, le të japë dorëheqje. Por le t’ia shpjegojë popullit pse po i lë. LDK nuk bën mocion të shpërbërjes së Kuvendit, por është e gatshme për zgjedhje prej sot. Është e gatshme edhe për qeverisje pas zgjedhjeve”, tha Abdixhiku në T7.
“Nëse është dorëzu, le të japë dorëheqje. Po kërkon zgjedhje, të bëhet viktimë e të thotë më rrëzuan”, u shpreh kryetari i LDK-së.
Për zgjedhjet e parakohshme foli edhe shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, i cili tha se në trevjetorin e Qeverisë Kurti, Kosova ka pësuar dëme e kthim në pikën më të errët.
Në një konferencë për media të premten, Tahiri tha se kryeministri i vendit Albin Kurti është dorëzuar dhe se po kërkon zgjedhje të parakohshme.
“Ne kemi përgatitur një kërkesë për një debat parlamentar në trevjetorin e kësaj keqqeverisje, e cila realisht ka arritur t’i bëjë vetëm dëme Kosovës dhe ta kthejë në pikën më të errët që nuk e ka besuar askush ndonjëherë. Mirëpo unë jam i kënaqur që dje kryeministri Albin Kurti e tha edhe vetë dhe e ka kuptuar edhe vetë se ai duhet të dorëhiqet dhe vendi të shkojë në zgjedhje. Kur në fillim të këtij mandati, kryetari (Ramush) Haradinaj thoshte se ky është një mashtrues, njerëzit shikonin me habi të madhe”, u shpreh Tahiri.
Zgjedhjet e fundit parlamentare, të parakohshme, janë mbajtur më 2021. Në ato zgjedhje, LVV-ja fitoi mbi 50% të votave, kurse PDK-ja doli e dyta me 17%, LDK e treta me mbi 12% dhe AAK e katërta me mbi 7 për qind. Lista Serbe fitoi mbi 5% të votave.

T� tjera
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...




































