Lajme

Vendet evropiane synim i të rinjve të Skenderajt

Autori: Gazeta inFokus 15:30 | 04 March 2018

Të rinjtë e komunës së Skenderajt nuk shohin shumë perspektivë të zhvillimit dhe punësimit në këtë komunë, dhe si zgjidhje më të mirë për të ardhmen tyre e shohin të jetuarit jashtë Kosovës.

Banorja e Skenderajt, Filloreta Dani për KosovaPress ka deklaruar se në këtë komunë ka shumë nevojë që të rinjtë të punësohen.Ajo thotë se po të kishte ndonjë mundësi do të jetonte jashtë Kosovës sepse atje sheh më shumë perspektiv për jetesë.Edhe Fisnik Rexhepi nuk sheh shumë perspektiv për të rinjtë e kësaj komunë në aspektin e punësimit.

Ai shprehet se mundësia e parë që do i vije do të ikte nga Kosova drejt vendeve evropiane për një të ardhme më të mirë.Skender Shala për papunësinë dhe zhvillimin ekonomik si në komunë e Skenderajt, ashtu edhe në gjithë Kosovën fajtor kryesor ia hedhë Qeverisë së Kosovës.

-Advertisement-

Sipas tij, disa përmirësime janë bërë, por ende ka gjëra që kërkojë zhvillim.Por krahas asaj që mendojnë qytetarë të shumë të Skenderajt, banori i kësaj komune, Bekim Ibishi thotë se gjendja ekonomik tani është më e mirë dhe për këtë mbetet optimist.

Kurse në një prononcim për KosovaPress, kryetari i komunë së Skenderajt, Bekim Jashari u shpreh se do të punojnë për zhvillimin e drejtë dhe të pastër të Skenderajt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera