Lajme

Vëmendje: Nga nesër këto rrugë do jenë njëkahshe në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 20:33 | 24 November 2020

Rruga “Ilaz Kodra” nga kryqëzimi me rrugët “Salih Çeku”, “Idriz Gjilani” e deri te kryqëzimi me rrugën “Liburnia” nga nesër do të kthehet në rrugë njëkahore për qarkullim, në Prishtinë.

Kështu ka njoftuar, kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Kjo pasiqë do të fillojnë punimet për vendosjen e sinjalizimit vertikal te rrethi përballë Stacionit të Autobusëve.

-Advertisement-

Postimi:

Nesër më 25 nëntor fillojnë punimet për vendosjen e sinjalizimit vertikal te rrethi përballë Stacionit të Autobusëve. Prandaj nga nesër deri në përfundim të punimeve, rruga “Ilaz Kodra” nga kryqëzimi me rrugët “Salih Çeku”, “Idriz Gjilani” e deri te kryqëzimi me rrugën “Liburnia” do të kthehet në rrugë njëkahore për qarkullim.

Ju lusim që qarkullimin e juaj të e planifikoni bazuar në këtë informatë dhe duke përdorur rrugët alternative.

Ju falemnderit për mirekuptimin!

#prishtina

Nesër më 25 nëntor fillojnë punimet për vendosjen e sinjalizimit vertikal te rrethi përballë Stacionit të Autobusëve….

Posted by Shpend Ahmeti on Tuesday, November 24, 2020

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera