Uncategorized

Vëmendje e veçantë për të  moshuarit

Autori: Gazeta inFokus 14:06 | 14 October 2021

Dita e të moshuarve, e cila është një nga ditët me të veçanta e më simbolike në Kinë ka një vëmendje të madhe. Ajo  ka jo vetëm këndvështrimin e vet social, por edhe  në palnin e solidaritetit njerëzor, për të dëshmuar vëmendje të publikut, por edhe të qeverisë. Duke i dhënë dimensionin më të lartë  këtij problemi , Presidenti kinez Xi Jinping ka theksuar rëndësinë e zbatimit të strategjisë kombëtare për të trajtuar plakjen e popullsisë, e cila do të sigurojë që të moshuarit të gëzojnë një jetë të lumtur në vitet e tyre të fundit.

Ai  u bëri thirrje niveleve të ndryshme të pushtetit t’i kushtojnë rëndësi të madhe punës në lidhje me plakjen e popullsisë, duke vënë në dukje se duhet të merren masa të gjithanshme për të siguruar që të moshuarit të jetojnë të shëndetshëm dhe të drejtat e interesat e tyre të mbrohen.
 
Qeveria kineze ka një startegji afatgjatë e të detajuar lidhur me mbështetjen e këtyre moshave.

Gjatë betejës së ashpër kundër epidemisë së COVID-19 në vitin 2020, ai bëri thirrje që gjithmonë t’i jepet përparësi kryesore jetës dhe shëndetit të njerëzve. Në Hubei, provinca më e goditur në Kinë, më shumë se 3 000 pacientë me COVID-19 mbi 80 vjeç dhe shtatë të moshës mbi 100 vjeç u shëruan, ndër të cilët më i moshuari ishte 108 vjeç. 
 
Gjatë periudhës së Planit të 13-të Pesëvjeçar (2016-2020), strategjia e “Kinës së shëndetshme” u zbatua në mënyrë të qëndrueshme dhe ka dhënë efektet e veta pozitive në krijimin e kushteve dhe mjediseve të përshtatëshme për këto mosha. Rritja e moshës mesatare të popullsisë në Kinë, ka shtruar një sërë problemesh që lidhen me një vëmendje të shtuar ndaj kësaj kategorie në të gjitha provincat e Kinës, pa bërë asnjë dallim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera