Lajme

Vëllezërit e rrạhën dhe e mbyllën motrën në dhomë për një muaj në Deçan, arrestohen – njëri sụlmọi policinë

Autori: Gazeta inFokus 09:14 | 22 September 2024

Dy burra janë arrestuar në Deçan pasi rreth një muaj më parë dyshohet se kishin rrahur dhe mbyllur në një dhomë motrën e tyre, të cilës ia kishin marrë edhe telefonin për të mos e denoncuar rastin.

Policia, e cila e raportoi sot këtë ngjarje, tha se viktima pas tretmanit mjekësor është dërguar “në shtëpinë e sigurt”, ndërsa tha se njëri prej vëllezërve të saj e kishte sulmuar edhe policinë gjatë dërgimit të tyre për ekzaminim mjekësor.

“Deçan, 21.09.2024 – 21:35. Është raportuar se viktima femër rreth një muaj më parë është sulmuar fizikisht nga dy te dyshuarit meshkuj –vëllezërit e saj dhe më pas e kishin mbyllur në dhomë si dhe ia kishin marrë telefonin duke mos pasur mundësi ta lajmërojë rastin. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është dërguar në shtëpinë e sigurt. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuarit ku gjatë dërgimit të tyre për ekzaminim mjekësor, njëri prej tyre i kishte sulmuar zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes”, njofton policia./Express/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera