Sport

Vëllaznimi i paguan futbollistët në këtë kohë të pandemisë koronavirus

Autori: Gazeta inFokus 18:32 | 31 March 2020

Vëllaznimi i ka paguar futbollistët, duke mos i lënë pa paga në këtë kohë të pandemisë koronavirus.

Lajmi është bërë i ditur nga menaxheri i kuqezinjve, Besnik Gojani.

“Sot të gjithë futbollistët e Vëllaznimit i kanë marrë pagat. Po ashtu janë paguar edhe mirëmbajtësit e Stadiumit të Qytetit”, deklaroi Gojani për Gazetën Olle.

-Advertisement-

“Të gjitha mjetet që i kemi pasur si kryesi, iu kemi dhënë futbollistëve”.

“Ne e falënderojmë delegatin e klubit tonë, Gazmend Boshnjakun, për ndihmën e madhe që ia jep Vëllaznimit e po ashtu edhe FFK-në”, shtoi Gojani.

Vëllaznimi aktualisht është në pozitën e fundit në Ligën e Parë.

Kuqezinjtë këtë edicion po lufton për të mbijetuar në këtë kategori.

Pavarësisht kushteve të mjerueshme financiare, kryesia e klubit po mundohet me të gjitha forcat që të ngritë në këmbë njërin prej emrave më të mëdhenj të historisë së futbollit kosovar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera