Lajme

Vëllau i Vasfijes jep detaje në lidhje me “plumbin qorr” që depërtoi në shtëpinë e saj

Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 03 January 2022

Vëllau i Vasfije Krasniqit, Nafi Krasniqi ka dhënë detaje në lidhje me “plumbin qorr” i cili depërtoi në shtëpinë e saj, natën e ndërrimit të motmoteve.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook fillimisht ka bërë të ditur se Vasfija është mirë dhe e pashqetësuar po kalon pushimet në SHBA, përcjell Klankosova.tv.

“Fillimisht më lejoni të ju njoftoi se Vasfija-Buqa është mirë dhe, e pashqetësuar po kalon pushimet në SHBA!Ndonëse, këto dy ditë kam pranuar telefonata të shumta në lidhje me predhën “plumbin qorr” që goditi dritaren e shtëpisë së Buqës, e që me të drejtë pyesnin për Buqen dhe, atë nëse kjo mund t’ket qenë e qëllimshme”, u shpreh ai.

-Advertisement-

Ai bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur në SHBA dhe në momentin kur ka ndodhur, Vasfija ishte e ulur pranë dritares.

“Siç, e ceka më lartë Buqa është në SHBA dhe kjo ka ndodhur atje, madje, në momentin kur ka ndodhur Buqa ka qenë ulur në ulësen pranë dritares, e që me të drejtë në ato momente Buqa dhe, të gjithë ne kemi qenë të shqetësuar, qoft për rrezikun paraprak apo edhe mos kjo ka qenë e qëllimshme.Përderisa, rasti është duke u trajtuar nga autoritetet lokale, ne presim cili do të jetë rezultati i hetimeve, nëse do të ketë ndonjë rezlutat apo gjithçka do të mbetet me kaq”, u shpreh ai.

Tutje, ai tha se e rëndësishme është që Vasfija është mirë dhe sipas tij pa asnjë hezitim do të vazhdoi tutje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera