Lajme

Vëllau i Anton Çunit po hetohet për fajde (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:10 | 23 May 2017

Burime brenda Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur për Sovrani.info se vëllai i kandidatit për deputet nga rradhët e LDK-së Anton Çuni, Valentin Çuni po hetohet nga Policia e Kosovës për fajde dhe ky hetim ka ardhur pas disa deklaratave të bizneseve dhe qytetarëve të Gjakovës dhe Prizrenit të cilat i kanë deponuar në polici, shkruan Sovrani.info

Sipas këtij burimi nga Policia e Kosovës kanë qenë deklaratat e I.B dhe E.B (emra të njohur për redaksinë) që kanë çuar në fillimin e hetimeve ndaj vëllaut të kandidatit të LDK-së për deputet.

Njëkohësisht burime të policisë kanë bërë të ditur se Valentin Çuni po konsiderohet si person në rrezikshmëri të lartë për shkak të aktiviteteve të tij të dyshimta duke përfshirë lojërat e fatit, prostitucion etj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera