Lajme

Vëllai i viktimës: Deputeti Rakipi kërkoi të vinte në varrim por …

Autori: Gazeta inFokus 16:26 | 13 August 2017

Deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi ka tentuar që të negociojë me familjen e viktimës së aksidentit që të shkojë në ceremoninë e varrimit.

Këtë gjë e konfirmon vëllai i viktimës nga aksidenti, Sait Sorra. Ai thotë se familjarët e deputetit Aqif Rakipi kanë tentuar të hyjnë në negociata që të marrin pjesë në ngushëllime e varrim, por deri tani nuk u kanë kthyer përgjigje.

“Ata na kanë sjellë fjalë, por ne ende nuk kemi pranuar asgjë. Duhet të konsultohemi fillimisht me njëri-tjetrin”, shprehet ai. Të afërmit thonë se nga i njëjti furgon nga ku ka zbritur Sait Sorra, kanë zbritur edhe dy kushërinjtë e tij, shkruan gazeta panorama.

-Advertisement-

Ata kanë kaluar në anën tjetër të rrugës, ndërsa Saiti nuk arriti të kalonte pasi u përplas për vdekje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera