Lajme

“Vëllai i Vuçiqit”, “tradhtar” – Rama i adreson akuzat nga të dy anët e kufirit

Autori: Gazeta inFokus 11:17 | 12 October 2023

Kryeministri Edi Rama ka folur në Kuvendin e Shqipërisë lidhur me akuzat për trajtim dhe rreshtim me presidentin serb Aleksandër Vuciq, duke i quajtur të dhimbshme dhe përcarëse.

“Ja pse në Prishtinë dhe në Tiranë nga profile publike, politike apo mediatike, ose nga profile falso pa hesap, përmes rrjeteve sociale, portaleve, kanaleve televizive, u nxit menjëherë pas ngjarjes së Banjskës furia kinse patriotike e radhës kundër meje personalisht si vëllai i Vuciqit, apo si i kapuri i Vuciqit”, ka thënë Rama në Kuvendin e Shqipërisë, përcjell Klan Kosova.

“Ridoli rrufeshëm aktakuza e tradhtisë sime në një prej shfaqjeve për mua më mbresëlënëse të trushpëlarjes propagandisitke. Ishte e dhimbshme. Shumë e dhimbshme të shikoje në dy anët e kufirit daljen ashiqare në pah të synimit të ulët të keqshfrytëzimit të jetës së humbur të policit të vrarë për të rritur mbështetjen elekotrale duke lëshuar rrugëve gjuhët më të përdala të mexhelisit publik, mexhelisit të madh publik të shqiptarëve bashkë me trollsat dhe mexhelisit dixhital që të rentabilizojë sa më shumë politikisht revoltat legjitime të shqiptarëve në Kosovë dhe në Shqipëri për vrasjen e efektivit të policisë në ushqimin e ndjenjave armiqësore ndaj personit tim, gati-gati si të isha bashkë-organizator në atë vrasje”.

-Advertisement-

“Por më e keqja duke harruar apo saktë duke mos e çarë kokën fare për efektet përçarëse në bashkësinë shqiptare të këtyre marifeteve politike të radhës”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera