Lajme

Vëllai i tij tregon se si ishte zhdukur gazetari dhe veprimtari i LDK-së

Autori: Gazeta inFokus 23:37 | 11 December 2019

Nazmi Berbatovci ka treguar se si i është zhdukur vëllai i tij me 28 korrik të vitit 1998

Vëllai i veprimtarit të zhdukur të LDK-së, Ismail Bërbatovcit, ka rrëfyer se si është zhdukur vëllai i tij për të mos u gjendur më, shkruan gazeta inFokus.

Berbatovci, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka treguar se si është njoftuar nga një kushëri që ishte pjesëtar i logjistikës në UÇK-së se vëllai është ndaluar nga UÇK-ja për një bisedë informative.

-Advertisement-

“Ai më ka takuar në fshat dhe më ka përcjell një mesazh nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së se vëllai i juaj, Ismail Bërbatovci është ndaluar për një bisedë informative dhe që ne të mos bëhemi merak se brenda dy-tri ditësh ai do të kthehet”, tha ai.

Nazmiu tregon se vëllai i tij kishte shkuar për të marrë një intervistë nga anëtarët e Shtabit që kanë qenë nga Komuna e Lipjanit, dhe se në atë kohë kishte shkuar për të marrë intervistë për gazetën “Kombi”.

Nazmiu tregon për të vëllain ku thotë se herën e parë që kishte shkuar i kishin thënë të lënte një porosi për intervistën.
E herën e dytë kur ka shkuar për të marrë intervistën, ai nuk është kthyer më dhe sot e kësaj dite familja nuk e di çfarë ka ndodhur me fatin e tij./Gazeta inFokus/.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera