Lajme

Vëllai i të vrarit në Pejë: Jena betu që nëse nuk vepron gjykata, vjen kanuni

Autori: Gazeta inFokus 21:11 | 26 January 2022

Plagët të cilat i mori nga goditja me thikë, 26 vjeçari Elvis Mekaj nga Peja ishin fatale për të.

Dëshmitarë i gjithë ngjarjes së trishtë, ishte vëllai i tij Labinoti.

“Vallu i ndjerë u ardh e ka lon kerrin atu edhe ky si në besim ja ka bo tani hajde hajde, edhe vallau u ardh direkt ne thikë”, thotë Labinot Mekaj

-Advertisement-

Kjo nuk ishte hera e parë që Elvisi kishte telashe me 24 vjeçarin Kushtrim Selimin, pasi edhe dy herë të tjera ky e kishte therur me thikë viktimën.

Personi i dyshuar nuk është emër i panjohur për organet e rendit, pasi ka edhe vepra të tjera, derisa për këtë të fundit i është shqiptuar masa e paraburgimit për 30 ditë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera