Vëllai i reperes së njohur kosovare dënohet me burgim në Zvicër
Autori: Gazeta inFokus 08:39 | 02 April 2021
Gjykata Penale e ka dënuar menaxherin për falsifikim të dokumenteve, përpjekje për shantazh dhe përgjime të shumta dhe regjistrim të bisedaveNjë kosovar, menaxher, 40-vjeçar, ka shantazhuar një artist, trashëgimtar i një konteshe të pasur nga Lucerni, me regjistrime të fshehta zanore.
Për këtë dhe për falsifikim, ai është dënuar me 2 vjet burgim, 9 muaj nga të cilat duhet t`i mbajë, pjesën etjetër me kusht, shkruan zentralplus.ch. dhe blick.ch.
Kontesha, e cila edhe vetë kishte qenë viktimë një mashtrimi, i kishte lënë të birit trashëgim një pasuri të konsiderueshme.Ai ka jetuar për vite me radhë në hotelin luksoz të Lucernit, “Monopol”, dhe ka punuar si artist deri në fund të jetës së tij.Për të promovuar pikturat e tij dhe për t’i prezantuar ato në ekspozita, ai mori një menaxher dhe doli se kishte marrë vendim të gabuar.
Sipas zyrës së prokurorit publik, kosovari kishte një “marrëdhënie biznesi afatgjatë” me artistin. Si menaxher, vëllai i një repereje të njohur ka kryer detyra të ndryshme për artistin – ndër të tjera, i ka organizuar atij një intervistë në televizionin kosovar.Në një moment, marrëdhënia e tyre u prish. Kështu, menaxheri iu kthye bordit të arbitrazhit duke pretenduar se artisti kishte pagesa të papaguara ndaj tij. Ai kishte prezantuar një “pranim të borxhit” për 480,000 euro dhe 40,000 franga, të cilat, sipas tij, i kishte nënshkruar artisti.Por artisti, trashëgimtar i pasur, e ka mohuar gjithë kohën të ketë nënshkruar këtë letër. Origjinali i letrës është gjetur përfundimisht gjatë një bastisjeje në ambientet e shtëpisë së menaxherit. Sipas një raporti nga Instituti i Mjekësisë Ligjore Cyrih, kjo letër duket të jetë e rreme.
Prokuroria publike më tej akuzon kosovarin për incizimet e fshehta zanore të bisedave që artisti kishte pasur me palë të treta. Pastaj mbi bazë të tyre ai është përpjekur ta shantazhonte me të.Gjykata penale tani ka dënuar menaxherin për falsifikim të dokumenteve, përpjekje për shantazh dhe përgjime të shumta dhe regjistrim të bisedave.Siç mund të shihet nga vendimi, gjykatësi i ka shqiptuar atij një dënim me dy vjet burg, transmeton albinfo.ch. Nga to, ai duhet të vuajë nëntë muaj. Për pjesën tjetër, dënimi është me kusht.
Artisti ndërkohë ka ndërruar jetë. dhe rrethanat e sakta të vdekjes së tij nuk dihen.Sidoqoftë, gjykimi nuk është përfundimtar. Palët mund të vendosin nëse do ta çojnë çështjen në Gjykatën Kantonale.Pasi që para dy vjetësh, menaxherin e kishin ndërlidhur me akuzat që rëndonin motrën e tij, reperen e njohur Loredanën, ai kishte mohuar me forcë raportet në media sipas të cilave ai kishte ndonjë lidhje me mashtrimet.
“Unë jam përgjegjës për veten time, gruan time dhe fëmijët e mi, ndërsa të gjithë anëtarët e tjerë të familjes janë të lirë të bëjnë çfarë të duan”, kishte thënë ai.Në fakt, Prokuroria Publike e Lucernit kishte proceduar kundër një vëllai tjetër të tij dhe reperes në atë kohë, përcjell albinfo.ch. Siç dihet, kjo procedurë është ndërprerë së fundi, kundrejt pagesës së një shume të madhe parash.
Të tjera
-
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për kri*me lu*fte në Serbi, nesër del para gjykatës
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për krime lufte në Serbi, nesër del par...
-
Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës që u arrestua nga Serbia
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, që u ndalua në kufi n...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë
Mbrëmjen e sotshme në Prishtinë, në afërsi të një pompe derivatesh, ka pasur ...
-
Gazeta ukrainase: Më e udhës Kyivi ta zgjedh partnere Kosovën se Beogradin prorus -humbje historike për Serbinë në Strasburg
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), të martën në mbrëmje vo...
-
Hoxhaj në Austri takon ish-kancelarin Kurz dhe deputetë austriakë, ka një kërkesë për ta
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, k...
-
Prindon Sadriu i gëzohet çmimit që e mori Presidentja: Krenar me ty
Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është ndarë çmimi Evropian nga shoqëria...
-
Maqedonci ngre alarmin: Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me Serbinë ...
-
Gërvalla takon ambasadorin amerikan – diskutuan për këto çështje
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar ta...
-
ShBA do të vërë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB
ShBA do të ushtrojë të drejtën e vetos nesër në një takim të Këshillit të Sig...
-
I vazhdohet paraburgimi Thaçit, Veselit dhe Bahtjarit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për të...
-
Panairi i Kantonit, një mundësi për zgjerimin e komunikimit në fushën e biznesit
Kryeministri kinez Li Qiang u shpreh gjatë takimit me biznesmenët e huaj, pje...
-
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Një tërmet më magnitudë 5.6 ballë është regjistruar në Turqi në provincën e T...