Rozë

Vëllai i Meritonit nuk e përmendi dhe nuk e takoi Ilnisën, reagon vëllai i gazetares

Autori: Gazeta inFokus 16:05 | 11 February 2024

Gjatë spektaklit të djeshëm, Meriton Mjekiqi u surprizua nga vëllai i tij, Rinori. Ky i fundit nuk pranoi të takonte asnjë banor tjetër përveç Meritonit përpara se të largohej.

Ai i kërkoi të luante vetëm, ndërsa në asnjë moment nuk e përmendi emrin e Ilnisës, si për t’i dhënë mesazhin se ata nuk e mbështesin lidhjen e tyre.

“Je shumë e fortë, mbahu! Ji i drejtë, i sinqertë. Të dua shumë! Të gjithë të mbështesim shumë. Gjithçka ka mbetur njësoj jashtë. Loja është shumë mirë. Jemi krenarë për ty. Sa për dasmën, u bë në kuadër të lojës. Gjithçka mirë.”, i tha Rinori.

 

-Advertisement-

Mbi deklaratën e djeshme të vëllait të Meritonit, ka reaguar vëllai i Ilnisës.

“Unë pashë në atë takim shumë emocione mes vëllezërve. Mbase ai emocion ka arritur që të mbysi mënyrën e duhur të shprehisë. Unë javën e kaluar që isha tek Ronaldo, ai më bëri një pyetje: Në qoftë se do të jesh i ftuar në shtëpi, a do ta takoje Meritonin? Unë i thashë sigurisht që po. Jo vetëm si çështje qytetarie por si një ndër personat që i ka qëndruar pranë Ilnisës. Unë nuk po them që Rinori ka dhënë mesazhe të gabuara. Unë nga ana ime po them që jemi në pozita të barabarta, jemi dy vëllezër. Unë nuk mund të hamendësoj çfarë ka përjetuar Rinori në atë intensitet minutash të atij takimi”, tha vëllai i Ilnisës.

 

Rinori ishte sot i ftuar sot në studio gjithashtu, për të sqaruar atë që tha dje por ai vendosi të mos paraqitej.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera