Lajme

Vëllai i Donjeta Pajazitaj reagon pas ‘arsyetimit’ të Supremes për lirimin e Naser Pajazitaj: Ku ka pare s’ka drejtësi!

Autori: Gazeta inFokus 20:33 | 02 May 2023

Vëllau i Donjeta Pajazitaj, Shkëlqim Pajazitaj ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Supreme për lirimin e Naser Pajazitaj, i cili akuzohej për vrasjen e Donjeta Pajazitaj.

Supremja e arsyeton lirimin e Naser Pajazitaj me mungesën e provave të drejtpërdrejta që e argumentojnë fajësinë e tij.

Këtë vendim e ka kundërshtuar Shkëlqim Pajazitaj, i cili provë më të madhe konsideron deklaratat e vajzës së Naser Pajazitaj ndaj babait të saj.

-Advertisement-

Reagimi i plotë:

Nuk e di a ka prov ma te madhe se kur nje femije i del kunder babait te ti, ateher vjen nje (?) e madhe si gjykata supreme e kosoves nuk arriti te fitoj nje bindje qe aj person ka kryer vepren penale (Vrasje)

Sikur gjykata supreme te vlersonte ne menyr te drejt te pakten keto prova 2-3 prova do te fitonte te njejten bindje si shkallat tjera

1.Deshmin e vajzes se ti

2.Kamerat

3.Arma me te cilen ju ka kerku me ekzaminu, nese nuk do te ishte ajo arma me te cilen u kry vrasja, ateher pse mos ta derzonte per ekzaminim pasi qe edhe prokoria i kishin thene nese nuk perputhen me gzhojat qe jan gjet ne vendin e ngjarjes me at arm ti ki me kon i lir

4.Hartografia e ka than te kunderten, me ate qe deklaron mbrojtja e ti

Vetem me keto prova supremja do te fitonte bindjen sikur ti vlersonte ne menyr te drejt dhe korrekte, pa mar parasysh deklarat e deshmitarve, alibia

Fjal e urt popullore ku ka pare ska #Drejtesi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera