Lajme

Vëllai i Armend Mujës në gjuhën serbe kërkon drejtësi për vrasjen e policit në Serbi

Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 22 July 2024

Gazmend Muja, vëllai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Mujës, ka kërkuar drejtësi për vrasjen e policit serb, një ditë pasi ka ndodhur vrasja në qytetin Loznicë të Serbisë.

Para se të vritej, Faton Hajrizi, autoritetet serbe kishin shpall në kërkim vëllain e tij, Artan Hajrizin si të dyshuar për vrasjen e policit serb dhe plagosjen e një tjetër. Në lajmin e publikuar nga portali serb “Kossev.info”, Gazmend Muja ka komentuar në gjuhën serbe duke e cilësuar rastin si “tipik kriminel” dhe duke shpresuar që autorët e krimit të arrestohen, pavarësisht se autoritetet serbe ishin në kërkim të një kosovari si të dyshuar.

“Një rast tipik kriminal, vrasja e policit dhe plagosja e një polici tjetër. Shpresojmë që autorët e këtij krimi të arrestohen sa më shpejt dhe të marrin dënimin e merituar”, kishte komentuar Muja.

-Advertisement-

Pasi komenti i tij është bërë “screenshot” dhe është shpërndarë në rrjete sociale, Muja e ka fshirë komentin nga lajmi në portalin serb.

Ky është komenti i tij në gjuhën serbe:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera