Vëllai i Dardan Molliqajt kapet në flagrancë duke i mashtruar mërgimtarët

Autori: Gazeta inFokus
20:34 | 12 May 2017
Nëpërmjet një formulari online, mërgimtarëve kosovarë po u kërkohet që të japin të dhënat e tyre personale, kinse për njoftim dhe ndihmë në procesin e votimit. Formulari me logon e KQZ’së është publikuar në Facebook nga Vlorian Molliqaj, i cili është vëllai i Dardan Molliqajt, Sekretar Organizativ në Lëvizjen Vetëvendosje. Kjo është shkelje e dënueshme me ligj.
Vlorian Molliqaj ka shpërndarë një formular jo zyrtar por me logo të KQZ’së në Facebook, duke kërkuar të dhënat private të mërgimtarëve për zgjedhjet e 11 qershorit.
“Ju që jeni të interesuar që të votoni me postë në zgjedhjet në Kosovë të cilat do të mbahen më 11 qershor 2017, luteni që ta plotësoni këtë formular pastaj ne do t’iu njoftojmë përmes kontakteve lidhur me procedurat e aplikimit dhe do t’iu ndihmojmë që të votoni”, shkruan në formuarin i cili mban në sfond logon e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duke krijuar përshtypjen se është formular zyrtar i KQZ’së.
Kjo ka shkaktuar huti te shumë mërgimtarë që kanë lënë të dhënat e tyre duke e kuptuar më vonë mashtrimin. Kështu ata kanë kërkuar publikisht fshirjen e të dhënave të tyre, duke akuzuar për mashtrim.
“Me këtë link janë duke u vënë në lajthitje dhe janë duke u mashtruar qytetarët. Kjo formë e përpunimi të paautorizuar të të dhënave personale të kosovarëve në mërgatë është i paligjshëm dhe veprim i dënueshem me ligj. Ky veprim nxitë dyshime nëse këto të dhëna do të përdoren ose keqpërdoren për fushata partiake. Ftoj të gjithë qytetarët që kanë rënë pre e këtij mashtrimi ta raportojnë atë formë në Google duke klikuar tek “report abuse” në fund të formularit”, tha Flutura Kusari, juriste e së drejtës së medias.
“Kerkoj ti fshini te dhenat e mia personale qe i keni marr permes ketij mashtrimi”, shkruan një qytetar tjetër.

Të tjera
-
Kurti: Opozita nuk po i dërgon ligjet në Kushtetuese për ta ruajtur kushtetutshmërinë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, vlerëson se opozita nuk po i dërgon ligje...
-
Kurti: Jam më i brengosuri për tri ligjet që opozita i dërgoi në Kushtetuese
Kryeministri Albin Kurti vlerëson se në dy vitet e para të këtij mandate ësht...
-
Kurti: Dy vitet e para të qeverisë së tanishme janë të pakrahasueshme me më herët
Kryeministri Albin Kurti vlerëson se në dy vitet e para të këtij mandate ësht...
-
Shoferi i BMW-së që u ndalua sot i ka 225 gjoba – i sekuestrohet vetura
Prej kohësh një veturë e tipit BMW po shqetësonte qytetarët e Prishtinës me l...
-
Përvetësoi barna në vlerë prej 50 mijë euro, i shiti tek një person tjetër – arrestohet 41-vjeçari
Një person është arrestuar gjatë së enjtes nga policia. 41-vjeçari V.V, dy...
-
Gërvalla në Samitin për Demokraci e përmend vrasjen e babait të saj: Ish-agjenti që e bëri krenohet me këtë
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në panelin “Media and Freedom”...
-
Pas cakërrimit të gotave, Haradinaj u kthehet kritikave: Kurti është mashtrues, po i shkakton pasoja vendit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është mashtrues sipas të parit të AAK-së,...
-
“BKT Kosova fiton çmimet kryesore nga Euromoney dhe Global Finance”
Prishtinë, Kosovë - BKT Kosova është shpallur fituese e dy çmimeve prestigjio...
-
Hovenier: Një pjesë e marrëveshjes së Ohrit tashmë ka filluar të zbatohet
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar se marrëveshja ...
-
Berisha: Më vjen keq nëse rrëzohet presidentja nga Kushtetuesja, s’e kishim synim një gjë të tillë
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha, i ftuar në emisionin FRONT...
-
Kurti: Kemi nevojë për një vaksinë kundër viruseve të lajmeve të rreme
Kryeministri Albin Kurti, në konferencën për shënimin e Ditës Ndërkombëtare t...
-
Kurti e kundërshtoi butë Gjykatën – ligji për KPK-në ishte i mirë, Ministrja do ta rishkruaj
Ndryshe prej Ministres Albulena Haxhiu, Kryeministri Kurti u tregua i përmbaj...