Lajme

Veliu: Tryeza e radhës javën e ardhshme

Autori: Gazeta inFokus 15:35 | 25 April 2018

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu pas tryezës me të gjithë partitë politike në vend ka thënë se tryeza e ardhshme mund të mbahet javën e ardhshme, shkruan Infokusi.com

‘Unë e pash që secili subjekt politikë e ka gatishmërinë që të organizojë tryeza të tilla diskutimi. Ndoshta tryeza e radhës do të organizohet javën e ardhshme’, ka thënë Veliu.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ditë më parë ka ftuar partitë politike në Kosovë në një tryezë diskutimi ndërsa në mungesë të Mustafës ky takim u udhëhoq nga Agim Veliu.

-Advertisement-

Pavarësisht se u shprehën skeptikë rreth pjesëmarrjes në këtë tryeze, të gjitha partitë politike morën pjesë./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera