Veliu: Sot s’kemi takim, VV duhet të ofrojë zgjidhjen
Autori: Gazeta inFokus 14:56 | 10 January 2020
Nënkryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliuka thënë se janë Lëvizja Vetëvendosje ata që duhet të gjejnë zgjidhje që të merren vesh për bashkëqeverisje. I njëjti ka konfirmuar se sot gjatë ditës nuk do të ketë takim për t’u marrë vesh në mes të Albin Kurtit e Isa Mustafës.
Lidhja Demokratike e Kosovës po thotë se është Lëvizja Vetëvendosje që duhet të gjejë një zgjidhje për të vendosur përfundimisht a do të merren vesh për koalicion.
Në një përgjigje të dhënë për Gazetën Express, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka thënë se partia e Albin Kurtit është në pozicion që të ofrojë zgjedhjen, i pyetur për kushtet që kanë vënë Lidhja Demokratike në takimet e fundit.
”Ata duhet me e gjetë zgjidhje, janë në pozicion që duhet me ofru zgjidhje”, deklaron Veliu i pyetur se ku ka ngecur marrëveshja.
Rrjedhimisht, nënkryetari i parë i LDK-së, ka thënë se sot nuk do të ketë një takim në mes të dy partive, pas tri ditëve radhazi kur në Kuvend të Kosovës janë takuar dy liderët, të shoqëruar nga nënkryetarët.
“Sot nuk kemi me u taku” ka thënë ai shkurtimisht.
Veliu ndërkaq e ka konfirmuar se është pozita e kryeparlamentarit për të cilin nuk po pajtohen momentalisht me liderin e LV-së, Albin Kurtin.
“LDK i ka humbur zgjedhjet nuk është parti e parë, jemi të detyruar t’i presim hapat e LV-së që është përgjegjëse për krijim të institucioneve”, thotë ai.
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë takuar për tre ditë radhazi pas një pauze dy javore si përpjekje për të finalizuar marrëveshjen për koalicion.
Mirëpo, diskutimet kanë ngecur pasi që Lëvizja Vetëvendosje nuk ka pranuar që të negociojë me pozitën e kryeparlamentarin, post, të cilin e ka marrë njeriu i dytë më i votuar në LV pas Albin Kurtit, Glauk Konjufca
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...