Veliu: S’ka kurrfarë paralajmërimi se dikush nga LAA-ja do të marrë rrugë tjetër
Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 04 September 2017
Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu (nga koalicioni LAA), ka thënë se LDK-ja vazhdon të mbajë qëndrimin e saj lidhur me kandidatin e PAN-it për kryetar të Kuvendit, Kadri Veseli.
“Qëndrimi i LDK-së është i njëjtë, nuk ka kurrfarë ndryshimi. Ne e kemi qëndrimin e formuar, nuk ka ndryshim. Nuk kemi nevojë ta përsërisim, tash e kemi qëndrimin, i cili është i aprovuar në të gjitha organet e LDK-së dhe nuk kemi nevojë të merremi më me atë çështje”, ka deklaruar ai për “Zërin”.
Më tutje duke folur rreth raportimeve që AKR-ja mund ta braktisë koalicionin LAA (LDK-AKR-Alternativa) dhe të dalë në mbështetje të PAN-it, Veliu ka thënë se brenda këtij grupi nuk është diskutuar për një çështje të tillë.
“Ende nuk kemi mbajtur kurrfarë takimi për ta biseduar këtë çështje, që dikush do të marrë rrugë tjetër. Deri më tash nuk ka kurrfarë paralajmërimi”, ka shtuar ai, transmeton zeri.info.
Por pavarësisht këtyre, Veliu është shprehur optimist se së shpejti do të shkohet drejt zhbllokimit të situatës.
“Ne presim që Kuvendi të mblidhet, të bëhet propozimi në bazë të Kushtetutës, ashtu si është i përcaktuar, kujt i takon propozimi dhe të procedohet. Deputetët janë aty për të votuar pro ose kundër dhe të zhbllokohet situata”, ka potencuar Veliu. /Zeri.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...