Veliu priti grumbulluesit e mjedrës (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus
15:19 | 06 July 2017
Në prag të fillimit të sezonit të vjeljes së frutave të imëta, Kryetari Komunës së Podujevës, Agim Veliu ka pritur në takim përfaqësuesit e pikave grumbulluese të mjedrës.
Në takimin e sotëm të kryetarit Agim Veliu, me grumbulluesit u diskutua për përgatitjet që janë bërë në prag të fillimit të sezonit vjeljes së frutave të imta.
Me këtë rast pronarët e pikave grumbulluese e njoftuan kryetarin Veliu për përgatitjet e bëra për fillimin e sezonit dhe u shprehën të bindur se pikat grumbulluese kanë kapacitete të mjaftueshme për grumbullimin e produkteve.
Kryetari Veliu kërkoj një koordinim dhe bashkëpunim edhe më të mirë në mes të institucioneve komunale, pikave grumbulluese dhe fermerëve.
“Do të angazhohemi të gjithë për një rritje të bashkëpunimit në mes të Komunës, pikave grumbulluese dhe fermerëve, me qëllim që të kemi një mbarëvajtje të sezonit, veçmas në grumbullimin e mjedrës”, tha kryetari Veliu.
Kryetari u zotua se Komuna e Podujevës do të jetë e përkushtuar për t’u ofruar ndihmë kultivuesve të mjedrës, duke e parë këtë si produkt strategjik për zhvillimin ekonomik të Komunës së Podujevës dhe gjenerimin e vendeve të punës.
Në takim u bisedua edhe për çmimin e mjedrës, të cilin e përcakton kërkesa dhe oferta si dhe tregu ndërkombëtar për këtë produkt.
Komuna e Podujevës deri më tani ka ofruar mbështetje për fermerët kultivues të mjedrës me rreth 500 mijë euro.

Të tjera
-
Të shtunën shumë ngrohtë, temperaturat deri në 27C
Ditën e shtunë parashihet mot shumë më i ngrohtë. Fillimisht me intervale më ...
-
“#asnjecentmeshume”, Nis fushata kundër shtrenjtimit të rrymës: Nuk mund të përballohet rritja e çmimeve
Pak orë pasi ZRRE-ja njoftoi se ka propozuar shtrenjtimin e rrymës për 15 për...
-
Kurti merr pjesë në iftarin e shtruar nga Ambasada e Turqisë në Kosovë
Me ftesë të ambasadës së Turqisë në Kosovë, kryeministri Albin Kurti, ishte i...
-
Thẹret një person në Prishtinë
Një person është therur me një mjet të mprehtë sonte në lagjen “Dardania” në ...
-
Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për liderët e Republikës Sërpska
Gjykata e Bosnje e Hercegovinës ka urdhëruar vendosjen e liderëve të entiteti...
-
Përleshje fizike mes pesë personave afër Xhamisë së Llapit
Policia e Kosovës sonte ka arrestuar pesë të dyshuar për përfshirje në një pë...
-
Bajrami pas propozimit të ZRRE-së: Në qeverisjen e Kurtit çmimi i energjisë po rritet për herë të tretë
Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas propozimit të...
-
Protesta e paralajmëruar për nesër në Serbi – Qytetarët ‘‘bllokojnë’’ Beogradin
Gjatë ditës së nesërme është paralajmëruar një protestë në Beogradi, e ci...
-
Bajrami: Sipas Ligjit për Qeverinë, Kurti me ministra duhet të japin dorëheqje sonte
Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka th...
-
Momenti kur mjekët i nxjerrin vajzat nga vetura e aksidentuar në Komunën e Ranillugut
Pamje të reja janë publikuar nga aksidenti ku vdiqën dy vajza nga Kamenica. ...
-
Flet doktori që e përcolli ish-presidentin Thaçi në QKUK
Adriatik Berisha mjeku kosovar shoqëroi dje ish-presidentin Hashim Thaçi gjat...
-
Seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuzuarve në rastin “Banjska” është caktuar për 17 prill
Seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj të tre akuzuarve në rastin “Banjska”, Vladi...