Lajme

Veliu përsëri kundër Vjosa Osmanit: Ka qenë kërkesë e Vetëvendosjes përfshirja e ambasadorëve

Autori: Gazeta inFokus 23:54 | 27 January 2020

Dy nënkryetarët e LDK’së, Vjosa Osmani e Agim Veliu sërish kanë dhënë deklarata kundërthënëse në raport me Lëvizjen Vetëvendosje.

Nënkryetari i LDK’së, Agim Veliu, në një lidhje direkte tha se ka qenë kërkesë e Lëvizjes Vetëvendosjes që në takimin e nesërm mes dy partive të marrin pjesë edhe ambasadorët e QUINT’it.

“Ka qenë kërkesë e Vetëvendosjes përfshirja e ambasadorëve”, ka thënë Veliu në T7.

-Advertisement-

Ndërkaq nënkryetarja tjetër e LDK’së, Vjosa Osmani, ka thënë sot për Gazetën Express se ka qenë kërkesë e përbashkët e VV’së dhe e LDK’së që të marrin pjesë përfaqësuesit e QUINT’it.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera