Veliu: Ndoshta Thaçi nuk është mirë t’i udhëheqë bisedimet
Autori: Gazeta inFokus
14:47 | 02 June 2018
Nënkryetari i parë i LDK-së, Agim Veliu ka thënë se ende nuk kanë marrë qëndrim se a përkrahin apo jo presidentin Thaçi, si udhëheqës i negociatave me Serbinë. Ai ka thënë se kryesia e Lidhjes Demokratike do të mblidhet për të vendosur rreth kësaj çështje.
“Presim të takohemi me kryesi. Ende nuk e kemi marrë qëndrim. Ndoshta nuk do të duhej me i udhëheq ai këto bisedime. Por, vendimi do të merret në kryesi të LDK-së “, ka thënë Veliu.
Veliu është shprehur se është idhtar që të respektohen ligjet dhe Kushtetuta, për atë se kush duhet tu prijë palës kosovare në bisedimet me Serbinë, e jo të jetë përcaktues emri i personit.
“Na jena shtet, dhe nuk mund të largohemi prej asaj që e thotë ligji dhe Kushtetuta, si janë të ndara përgjegjësitë dhe kompetencat. Jam idhtarë i kësaj”, ka thënë kryetari i Podujevës për Gazetën Online Insajderi.
Ai foli edhe deklarimet e deputetëve të Vetëvendosjes dhe Nismës Socialdemokrate, që presidentin Thaçin e kanë quajtur si person që i ka bërë dëme vendit. Tha se nuk merret “me këso epitetesh”.
“Vallahin unë nuk merrna me këso epitetesh e këso gjanash. “, ka thënë Veliu.
Përkundër Veliut, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, mbrëmë ka shkruar në Facebook se se LDK gjithmonë ka qenë unike dhe se sipas tij kjo do të tregohet edhe gjatë seancës së të hënës, ku pritet të sillet në Kuvend platforma e bisedimeve Kosovë-Serbi, duke mos e bërë të qartë vendimin e tyre.
“LDK-ja mbetet unike. Është dëshmuar në dhjetor të vitit të kaluar, në mars të këtij viti dhe do të dëshmohet prapë të hënën e javës që vjen. Rruga e LDK-së mbetet ruajtja dhe prosperimi i Republikes se Kosovës. Mbi këtë parim LDK-ja i ndërton politikat e veta. Kushdo që provon të komprometoj proceset demokratike dhe rendin kushtetues në vend dhe ta bëjë plaçkë të vetën Republikën, do të hasë në restencën e LDK-së dhe të qytetarëve të vendit. Për këtë LDK-ja garanton fuqishëm, ashtu sic garanton për unitetin e saj të pa lekundur. E hëna do ta dëshmoj prapë këtë”, ka shkruar Hoti.
Të hënen Kuvendi i Kosovës pritet që ta votojë platformën e bisedimeve Kosovë-Serbi, dhe brenda kësaj platforme pritet që të propozohet edhe emri i Hashim Thaçit, si udhëheqës i dialogut me palën serbe.
Lëvizja Vetëvendosje, Partia Socialdemokrate (PSD) dhe Nisma Socialdemokrate e Kosovës, janë deklaruar hapur se vota e tyre do të jetë kundër kësaj platforme dhe kundër emërimit të Hashim Thaçit si kryenegociator. Kurse, deputetët e PDK-së dhe AAK-së, kanë bërë të ditur se votimi i tyre do të jetë pro kësaj platforme.

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
































