Lajme

Veliu: KFOR-i dhe Policia do nisin patrullimet e përbashkëta përgjatë kufirit me Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 18:45 | 08 August 2020

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, pas shqetësimeve të ngritura nga qytetarët e Kosovës, si dhe letrës publike të Kryetarit të Komunës së Kamenicës, Qendron Kastrati, në lidhje me hyrjen e forcave të xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës, përkatësisht, në fshatin Karaçevë, sot ka zhvilluar takim pune me Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Majorin Michele Risi, me të cilin ka diskutuar për çështjen në fjalë.

Sipas Veliut, komandanti i KFOR-it ka vlerësuar lartë takimin, duke u shprehur se takimet e tilla janë të mirëseardhura, njofton Klan Kosova.

“Nga Gjenerali Risi u njoftova se KFOR-i ishte alarmuar për këtë incident nga raportimet e mediave, pasi që një veprim i tillë ka qenë vetëm një patrullim i përbashkët rutinor dhe i sinkronizuar i KFOR-it dhe i Forcave të Armatosura të Republikës së Serbisë, me të cilat që nga viti 2008, KFOR-i zhvillon patrullime të përbashkëta përgjatë vijës kufitare. Pra, ky ka qenë vetëm një patrullim i përbashkët”.

-Advertisement-

“Aktivitete të tilla të sinkronizuara mbahen si me Forcat Serbe ashtu edhe ato të Republikës së Kosovës, në mënyrë që të evitohet çfarëdo përplasje ndërmjet pjesëtareve të dy forcave”.

“Mirëpres, faktin se në të kaluarën janë organizuar patrullime të përbashkëta të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës, duke kërkuar njëkohësisht që patrullimet e tilla të ri-fillojnë edhe në ketë pjesë të Kosovës, iniciativë e cila u mirëprit edhe nga ana e Gjeneralit Risi, i cili tha se janë të gatshëm ta asistojnë Policinë e Kosovës dhe të rifillojnë aktivitetet e tilla”.

N”ë fund të takimit u dakorduam që KFOR-i dhe Policia e Kosovës të takohen dhe të diskutojnë mbi modalitetet për rifillimin e patrullimeve të përbashkëta e të sinkronizuara përgjatë vijës kufitare me Serbinë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera