Lajme

Veliu i tronditur me vdekjen e Agim Kikajt

Autori: Gazeta inFokus 12:19 | 19 May 2017

Kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu ka shprehur ngushëllime për vdekjen e anëtarit të kësaj partie, Agim Kikaj

Veliu është shprehur i tronditur me humbjen e Kikës duke e quajtur mikë e bashkudhëtar, transmeton infokusi.com

Postimin e plotë të Velit bërë në rrjetin social “facebook” mund ta gjeni më poshtë:

-Advertisement-

“Të nderuar qytetarë të Podujevës,

Të respektuar anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës,

Jam thellësisht i tronditur me shkuarjen e parakohshme në amshim të Agim Kikajt, mikut e bashkudhëtarit tim, deputetit të Kuvendit të Kosovës, ish Kryetarit i Komunës, anëtarit të Kryesisë së Degës së LDK-së në Podujevë.

Kikaj, ishte kultivues i idealeve të larta kombëtare. I dashuruari i shqipes. Penda ia kishte zili për fjalët e bukura që shkruante. Burrë i Kosovës. Vullnetçelik në angazhim për ndërtimin e Kosovës. Zemërplasur, nuk gjeti rehati dhe nuk u pajtua asnjëherë me realitetin e ndrydhur që e rrethoi vendin tonë. Njeriu i zgjidhjes; vërtetë jepte zgjidhje të problemeve në diskutimet e tij. Guximtar. Gjithmonë i tha fjalët në vendin e duhur, me tonin e duhur.

Është humbje e pakompensueshme shuarja e njeriut që kishte kohë për të gjithë, rrezatonte dashuri e afërsi për të gjithë ne.

Ngushëllimet më të sinqerta, Familjes Kikaj, qytetarëve të Kosovës, anëtarëve të LDK-së, për të cilët punoi e veproi që nga kohët më të vështira, deri në shkuarjen e tij në amshim!

Fjalët nuk e përshkruajnë dot ndjenjën e dhembjes për ty!

U prehsh në paqe, miku im Agim!”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera