Veliu godet Bulliqin e Hysenin: Llapi nuk e meriton një kryetar mashtrues, e as LDK atë që s’guxon të flasë
Autori: Gazeta inFokus
13:34 | 15 May 2023
Ish-kryetari i Podujevës, Agim Veliu, është shprehur i ashpër ndaj kryetarit aktual Shpejtim Bulliqit dhe Ekrem Hysenit të LDK-së në këtë komunë. Të parin e ka quajtur kryetar mashtrues, ndërsa të dytin opozitar inferior që mori timonin e LDK-së në Llap si “dhuratë”.
Duke iu referuar një debati televiziv, Veliu konsideron se Hyseni nuk e ka kundërshtuar Bulliqin, i cili sipas tij “po lavdërohej me projektet e trashëguara nga qeverisja e LDK-së”.
“Llapi nuk e meriton një kryetar komune që arrogancën e ka si mjet komunikimi dhe mashtrimin e manipulimin si formë qeverisjeje. As LDK-ja në Llap nuk e meriton ta udhëheq një person indiferent e inferior, që nuk guxon të flasë për sukseset e qeverisjes së partisë, të cilën mëton ta përfaqësojë”, ka deklruar Veliu për Hysenin e Bulliqin.
Reagimi i tij i plotë:
Kur në një përballje televizive dalin një ish përfitues i LDK-së dhe një mohues i LDK-së, aty veç debat të argumentuar nuk mund të ketë.
Ndërsa kryetari mashtrues po i thoshte të vetëmashtruarit “hajde flasim për projekte se në politikë të kam mundur”, opozitari çile gur gojën. Nuk i bënte goja t’ia numëronte mëkatet kryetarit manipulator, për dy vite mashtrim të qytetarëve.
Opozitari inferior, që e mori timonin e LDK në Llap si dhuratë, nuk e tha asnjë fjalë të vetme për punët e projektet e mëdha të bëra për qytetarët e Llapit gjatë qeverisjes së LDK-së për dy dekada.
Asnjë kundërshtim ndaj krekosjeve të kryetarit mashtrues, i cili po lavdërohej me projektet e trashëguara nga qeverisja e LDK-së.
Asnjë fjalë e argumentim konkret për abuzimet e vazhdueshme të kryetarit arrogant me qeverisjen dhe buxhetin e Komunës.
Dhe tash me të drejtë pyesin qytetarët, aktivistët, anëtarët e simpatizantët e LDK-së çfarë deshi dhe cili ishte qëllimi i paraqitjes në një debat televiziv i kryetarit të kontrabanduar të LDK-së në Podujevë?
Në qoftë se ka dashur ta dëshmojë edhe njëherë paaftësinë dhe inferioritetin politik përballë një mashtruesi të ardhur aksidentalisht në krye të Komunës, atëherë ia ka dalë plotësisht. Siç ia doli edhe kryetari mainpulator ta dëshmojë paturpësinë politike, duke i numëruar si sukses projektet e trashëguara nga qeverisja e LDK-së.
Llapi nuk e meriton një kryetar komune që arrogancën e ka si mjet komunikimi dhe mashtrimin e manipulimin si formë qeverisjeje. As LDK-ja në Llap nuk e meriton ta udhëheq një person indiferent e inferior, që nuk guxon të flasë për sukseset e qeverisjes së partisë, të cilën mëton ta përfaqësojë.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...






























