Lajme

Veliu: Behgjet Pacolli nuk mund të na imponoj marrëveshje me Vetëvendosjen

Autori: Gazeta inFokus 18:27 | 21 August 2017

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka thënë se Behgjet Pacolli nuk mund t’i imponoj LDK-së të lidh marrëveshje me Vetëvendosjen ose ndonjë subjekt tjetër politik. LDK, sipas tij, nuk ka diskutuar për cështjen e vendimeve të një subjekti tjetër politikë.

“Ato janë vendime autonome dhe LDK nuk ka cka të diskuton për qëndrimin e një subjekti politik. Ne deshirojmë koalicioni të vazhdoj.

Jo nuk kemi diskutuar me Pacollin. Ne e kemi lexuar si lajm. Por, deri më tash nuk kemi pas kurrfarë takimi. AKR nuk na ka njoftuar. Unë nuk mund të flasë për indikacione. Vendimi i KD të një subjekti politik për të cilin unë nuk dëshiroj të jap ndonjë koment. AKR nuk mund të na detyroj të hyjmë në biseda me asnjë subjekt politikë”, ka thënë Veliu.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera