Lajme

Veliu: Aspak i habitur me veprimet e Abdixhikut dhe kryeargatit të tij në Llap

Autori: Gazeta inFokus 15:29 | 22 June 2023

Ish-kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka shprehur pakënaqësitë e tij me procesin për zgjedhjen e Ekrem Hysenit kryer të degës së LDK-së në Llap.

Në llogarinë e tij në Facebook, Veliu ka thënë se nuk është aspak i habitur me veprimet e Abdixhikut dhe kryeargatit të tij në Llap, njofton Klan Kosova.

“Kuvendi Zgjedhor i Degës nisi me shkelje të Rregullores së punës, sepse s’kishte si të ndodhte ndryshe. Për shkeljen e fundit të Rregullores, kryetari i deleguar nga Lumiri, kishte përkrahjen edhe të shumicës së delegatëve, që ishin ulur aty. E shumica ishte deleguar nga takime “zgjedhore” të mbajtura nëpër kafehane e strehë objektesh”, ka thënë Veliu.

-Advertisement-

Sipas tij, u deleguan nga tubime “zgjedhore të nëndegëve” të thirrura edhe nga militantë të partive të tjera, pa dijeninë e kryetarëve të nëndegëve të LDK-së.

“Rëndësi kishte që argatët e kryetarit të Lumirit, me miratimin e kumbarës Xhafer Gashi, të mbushnin procesverbalet dhe të mblidhnin nënshkrimet e duhura që “doku” të sigurojë numrat”, ka shtuar më tej ai.

“Aspak i habitur me veprimet e Lumirit dhe kryeargatit të tij në Llap. Por, pak i befasuar me misionin e ish-luftëtarit të UÇK-së që të bëhet kumbar i vrasjes së demokracisë në Llap, duke i kontribuar përligjjes së manipulimit të procesit zgjedhor”, thotë më tej ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera