Lajme

Velipoja u premton këto dy gjëra turistëve

Autori: Gazeta inFokus 18:37 | 27 May 2022

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahija, ka thënë se sivjet plazhi i Velipojës do të jetë më i pastër dhe do të ketë siguri më të madhe për turistët që zgjedhin t’i kalojnë pushimet aty.

Sipas Spahijës, turistët kosovarë zënë vendin e parë në Velipojë e Shkodër.

“Numri i turistëve ka rënë gjatë viteve pandemike. Por kemi parë rritje të këtyre shifrave vitin e kaluar. Parashikohet të ketë rritje të numrit të turistëve që do ta frekuentojnë plazhin e Velipojës. Ne e kemi rregulluar trajtimin e ujërave të zeza nëpërmjet ndërtimit të impiantit. Është një bregdet që konsiderohet jashtëzakonisht i pastër. Këtë vit, ne kemi përshpejtuar me një muaj e gjysmë, pastrimin e ambienteve të Velipojës. Ne si prioritet e kemi garantimin e sigurisë së qytetarëve që zgjedhin Velipojën për t’i kaluar pushimet. Kemi pas një mbledhje të një grupi pune në mënyrë që të sigurohemi, jo vetëm të garantojmë pasjen e hapësirave publike, por edhe mbrojtjen dhe krijimin e kushteve të duhura vrojtuesve të plazheve, t’u garantojmë vetëqëndrimet e duhura tyre. Me shërbimet shëndetësore kemi biseduar, që të garantojnë në ofrimin e ndihmës ndaj qytetarit në kohë më të shpejtë”, ka thënë Spahija në KTV.

-Advertisement-

Sa i përket rritjes së çmimeve, Spahija ka thënë se është e rëndësishme që të garantojnë që nuk do të abuzohet me to gjatë sezonit turistik.

Spahija ka vetëm dy muaj që ka marrë mandatin e kryetarit të Shkodrës. Ai fitoi në zgjedhjet e 25 prillit, duke garuar nën logon e partisë së Sali Berishës. Spahija do të ketë mandat njëvjeçar, para se të jenë zgjedhjet e rregullta lokale në Shqipëri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera